Rama nga Rrogozhina: Ishim të fundit në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE për bujqësinë, sot jemi të parët! Më shumë se dyfishuam sipërfaqen e punuar

Nga Rrogozhina, ku prezantoi kandidatët për Qarkun Tiranë gjatë një takimi me fermerërt, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama foli për bujqësinë, sektori i cili sipas tij në këto 8 vite qeverisje të socialistëve ka pësuar një transformim rrënjësor. Rama tha se para 8 vitesh Shqipëria ishte e fundit në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE për bujqësinë ndërsa tani është e para.

"Kemi dyfishuar sipërfaqen e punuar. Ishim 125 mijë hektarë dhe sot jemi në 250 mijë dhe ka ende sipërfaqe për tu mbuluar me punë.  Importi i prodhimeve bujqësore ishte 7 me 1 sot është 3 me 1. Kjo do të thotë që janë rritur prodhimet bujqësore këtu dhe janë rritur eksportet. Kjo do të thotë më shumë sovranitet ushqimor dhe më shumë fuqi prodhuese për Shqipërinë.  Shqipëria ka qenë e fundit për thithjen e fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë ndërkohë që sot Shqipëria është e para në Ballkan për thithjen e këtyre fondeve. Kemi krijuar një agjenci që është tamam evropiane", tha Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:54
Veliaj e Rama me fermerët në Rrogozhinë: Skemat mbështetëse të bujqësisë rritën produktet 'Made in Albania' 

1617274495_034ddcfe4bc2474da28d96b9999387a2.jpg

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili së bashku me Kryeministrin Edi Rama zhvilloi një takim me fermerët në Rrogozhinë, u shpreh se skemat mbështetëse të qeverisë për bujqësinë kanë bërë që produktet bio sot të trefishohen dhe po ashtu të rriten edhe eksportet. 

“Fakti që shumë janë kthyer nga emigracioni, kanë filluar t’i qëndisin arat e tyre, të prodhojnë “Made in Albania” kanë filluar të prodhojnë në tokën e tyre, më bën shumë krenar! Jam vërtet shumë mirënjohës për secilin prej jush që dedikon jetën e vet me dashurinë për fshatin. Fakti që sot kemi mbërritur në një situatë ku produktet e fshatit janë trefishuar dhe nëse raporti më parë ka qenë 1 me 7, sot raporti i importit me eksportin është 1 me 3, është falë dedikimit, sakrificës, djersës dhe punës tuaj,” u shpreh Veliaj. 

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ka qenë reforma territoriale ajo që ka bërë që bashkitë të dalin nga vijat e verdha dhe të punojnë më shumë për fshatin.

“Ditën e parë kur kam filluar punën si kryetar bashkie nuk e kam menduar kurrë që bashkitë do merreshin dhe me bujqësinë, se ishte diçka që i përkiste komunave. Sot, fakti që me reformën territoriale bashkitë kanë dalë nga vija e verdhë dhe mendojnë më shumë për fshatin se kurrë më përpara, është një histori suksesi e insistimit dhe e dedikimit të Edi Ramës që në çdo bashki ta shohë fshatin dhe punën në fermë si prioritet,” nënvizoi Veliaj.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve