Rama nga Shkodra kritika Ademit: Na bllokoi për çdo gjë, u hasëm me një mur qorr dhe shurdh që pengoi investimet! La në mjerim e pisllëk stadiumin

Kryeministri Edi Rama teksa  ka prezantuar kandidatë për deputetë në qarkun e Shkodrës, nuk ka kursyer kritikat për kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademit  duke e cilësuar si një person të paaftë dhe bllokues për çdo investim që ka dashur të bëjë qeveria. Rama shprehet se ndryshe nga qendrat e tjera urbane që njohën zhvillimin, në Shkodër kjo mungoi pasi sipas tij bashkia ishte kryer në një mur bllokues, shurdh dhe qorr që nuk lejonte që investimet të ecnin në këtë zonë. Rama shprehet i keqardhur që kjo gjë nuk ka ndodhur në Shkodër, por shton se kjo jo për faj të tij, por për shkak të pushtetit vendor dhe personit që e drejton atë duke iu referuar Voltana Ademit.

"Këtu jemi përplasur me murin qorr dhe shurdh të qeverisë vendore të Shkodrës. Kemi reflektuar seriozisht mbi nevojën dhe ambicien të shkodranëve dhe u kemi paraqitur një zgjedhje që është më e  mira që kanë pasur ndonjëherë me figura të reja që vijnë nga ky komunitete dhe me figura me eksperiencë që kanë dhënë kontribute të çmuara në komunitetet e tyre qoftë në Malësinë e Madhe, në Pukë apo në bashkinë e Vaut të Dejës. Sot të gjithë ata që prej shumë vitesh ishin nën thundrën e një pushteti vendosur të korruptuar dhe krejtësisht pa lidhje me aspiratat e tyre, po e shohin vetë atë që po ndryshon hap pas hapi. Asgjë nuk është perfekt, por rruga e ndryshimit është hapur edhe aty. Jam i keqardhur sepse ka një të vërtetë të pamohueshme në shprehjen  pakënaqësinë së njerëzve nga bashkia Shkodrës në raport me mua dhe qeverisë sot si pasojë e një kontrasti që bëhet gjithnjë e më e thellë mes Shkodrës dhe Vlorës apo Korçës dhe shumë qendrave të tjera urbane. Jam i keqardhur që s'kemi bërë më shumë, por jo se nuk kemi dashur. Kemi dashur dhe kjo numërohet lehtësisht në  punët qe kemi bërë përtej murit dhe bllokimit që ka bërë bashkia e Shkodrës dhe personit absurd që e drejton atë", tha Rama.

Rama foli edhe për stadiumin e Shkodrës duke theksuar se është skandalizuar nga gjendja e saj. Rama tha se qeveria kërkoi që stadiumi të menaxhohet nga FSHF por bashkia Shkodër nuk e lejoi dhe për faj të saj tashmë stadiumi është kthyer në një gjendje të mjerueshme i mbuluar nga pisllëku.

"U skandalizova nga stadiumi i Shkodrës, krejt pjesa e mureve të jashtme, gardhet e sigurisë, mjedisi pisllëk, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Së bashku me FSHF kërkuam që stadiumit që mos menaxhohej nga bashkia duke e ditur paaftësinë dhe paditurën therëse të personit që drejton bashkinë Shkodër, refuzuan dhe sot pamjet falsin vetë", tha Rama.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
Rama ironi me opozitën ndan 'rolet' në qeveri: Kryemadhi Ministre e Financave, Agron Duka i Bujqësisë

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu ironitë për kundërshtarët e tij në zgjedhjet e 25 prillit, gjatë konferencës nga Shkodra ku prezantoi kandidatët.

Ai ka ndarë edhe ‘rolet’ e aleatëve të opozitës në qeverinë që ato këkrojnë të formojnë pas 25 prillit, ku ministre të Financave vendosi Monika Kryemadhin, apo të Bujqësisë, Agron Dukën.

“Se imagjinoj dot që demokratët të jenë të lumtur të kenë në qeveri Monika Kryemadhin, ministre Financash, Agron Dukën ministër Bujqësie, Fatmir Mediun, ministër çfarëdo qoftë se nuk di të bëjë asgjë dhe i bën të gjitha. Shpëtim Idrizin, apo Vangjel Dulen. Nuk mund të ketë tifozllëk partiak që njeriu t’i bjeri vetes. E thashë që në fillim na u rritën kalamajtë, ndërkohë që disa vazhdojnë sikur ora ka ndalur. Këtu bëhet fjalë kë do zgjedhësh të të bëjë punën. Unë nuk besoj që këta njerëz kur marrin elektricistin, apo marangozin i zgjedhin demokratë ose ndryshe nuk i marrin. Pse shkojnë në zgjedhje si tifozë?”, tha Rama  

Ora 17:15
Benet Beci: Ta kthejmë Shkodrën në një fuqi ekonomike rajonale

 

Kandidati për deputet i PS në listën e Shkodrës, Benet Beci, i cili renditet në vendin e 3-të në listë, tha se pjesa e tij në këtë qark dhe skuadër është ta kthejë Shkodrën në një fuqi ekonomike rajonale duke zhvilluar zonën, rritur investimet publike e private si dhe të sjellë një koordinim sa më të mirë të të gjitha qendrave në veri që nxisin punësimin, dhe rritjen ekonomike.  

"Kemi arritur të ndërtojmë gjëra që janë të jashtëzakonshme, ju shihini sot një Shqipëri të nivelit europian. Kemi punuar në të gjithë rrethinat e Shkodrës. Ky ekip që është sa komplementar dhe divers, mund të realizojë projekte dhe një koordinim më të mirë për të dhënë mundësi zhvillimi Shkodrës. Pjesa ime në skuadër është se si të shtojmë investimet publike e private, punësimin, rritjen e ekonomisë. E kemi filluar në Vaun e Dejës, me rrugën e Komanit dhe Vaut të Dejtë, me parkun fotovoltaik lundrues në Vaun e Dejës që pritet të ndërtohet. Ajo që unë dua të tregoj se pse jam këtu në këtë skuadër është krijimi i një plani rajonal që do e kthejë  Shkodrën në një zhvillim rajonal ekonomik dhe zonë turistike. Shkodra të kthehet në një qytet të fuqishëm dhe të tregojë më së miri të gjitha vlerat që ka", tha Beci.

Ora 16:45
Beqaj: Synimi ynë turizmi gjatë gjithë vitit në Shkodër! I hapëm rrugë zgjidhjes së pronësisë së tokës

 

Drejtuesi politik i PS në qarkun Shkodër, Ilir Beqaj tha se planet e qeverisë për Shkodrën janë shumë ambicioze që në fund do të sjellin një turizëm gjatë gjithë vitit që do të jetë për detin, malin dhe trashëgimin kulturore.

Nga Shkodra, gjatë prezantimit të kandidatëve nga kryeministri Rama, Beqaj tha se i është hapur rruga zgjidhjes së çështjes së pronësisë së tokës për t'i dhënë mundësinë njerëzve për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Zgjidhja e çështjes së pronësisë së tokës bashkuar me uljen e taksave do të ndihmojë fermerët në zhvillimin edhe më të madh të bujqësisë dhe blektorisë në Shkodër.

"Në këto zgjedhje ne jemi një skuadër e plotë. Besoj se drejtimet kryesore që duhet të zhvillohet Shkodra janë të tilla që kjo skuadër i plotëson. Ajo që duam të nxisim është turizmi i gjatë gjithë vitit, i detit, malit dhe trashëgimisë kulturore. Ato që kemi lexuar nëpër libra për vendet si Tamara, Vermoshi, Thethi etj, sot janë të prekshme. I kemi hapur rrugën e  zgjidhjes së çështjes së pronësisë së tokës për t'i dhënë mundësinë njerëzve për të ndërtuar të ardhmen e tyre duke u mbështetur edhe me vendosjen e taksës zero për biznesin, rritjen e pagës, nafta pa akcizë etj. Malësia ka marrë një drejtim të vetin në drejtim të bujqësisë, por unë nuk jam ende i kënaqur me zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë këtu në Shkodër. Mbështetja e Fermerëve do të sjellë zhvillim më të madh të bujqësisë dhe blegtorisë. Shkodra është një qytet universitar dhe aty duhet të bëjmë më shumë. Unë e shoh universitetin pak të shkëputu nga jeta ekonomike dhe sociale e qytetit dhe plani ynë dhe reforma në arsimin e lartë do sjellë një bashkim të mirë të tyre", tha Beqaj.

Ora 16:22
Rama rendit projektet e zhvillimit: Shkodranët të lënë tifozllëkun politik, të shohin se kush është kali që i nxjerr matanë lumit

1616079563_erama1.jpg

Në Shkodër, Kryeministri Rama ka bërë një pasqyrë të atyre projekteve që janë bërë deri me tani në të gjithë qarkun.

"Kemi dhënë një shembull shumë të mirë për zonën e Shirokës që ka zhvillim shumë të mirë turizmi. Jemi gati për projektin për vijën liqenore për ta transformuar si lungomarja e Vlorës, apo si ajo e Himarës apo si ajo e Durrësit.  Për të gjitha këto kemi nevojë për besimin e shkodranëve dhe shkodraneve që është koha të shohin Shkodrën të parën, të shikojnë kalin që e çon matanë lumin dhe jo mbi gomarin e tifozllëkut partiak. Në Malësi të madhe kemi hapur jo thjesht një rrugë të re, që të çon në kufi aty ku gjenden një parajsë e Shqipëri, por kemi hapur një rrugë të re për turizmin. Në atë zonë bukuria ka qenë gjithmonë aty, por kushtet infrastruktura nuk stimulon ardhjen e vizitorëve. Mjafton të shihet Tamara si ishte dhe se si është, ku maksimumi mund të gjeje dyer për të luajtur bingo, ndërsa sot ajo ekonomi e vogël po ecën”, tha Rama.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ppp: 18/03/2021 21:42

    Investimet? Pa na thuaj si ndahet buxheti i shtetit kush jan kriteret dhe sa % i takojne shkodres? Me mir mylle

    Përgjigju
  • Fukarai: 18/03/2021 21:26

    Me urdher tend u anullua tenderi per ringjalljen e hyrjes se qytetit shtatorin e vitit qe kaloi.Tani thua me votoni se ne 8 vite ju bera stadiumin dhe 200 meter pedonale ne Shiroke.Kam frik se me 26 prill do kesh fatin e Berishes para 8 vitesh o Edo.

    Përgjigju
  • Greta: 18/03/2021 21:03

    Pas zgjedhjeve prap kjo bashki do jet,sikur nuk shkon qe te votoj ty Shkodra per te investuar ne Vlore.Tashme e kemi kuptuar qe nuk te duhen as Shkodra dhe as votat e shkodranve.Nuk fitohet me mashtrime,braktisje,urrejtje.

    Përgjigju
  • Socialist: 18/03/2021 20:09

    Problemi esht se duke braktis Shkodren ke braktis dhe socialistet e Shkodres.Ne shikojmm paaftesin e Voltanes por ndihemi te braktisur nga PS qe kemi votuar per 8 vite.Nuk braktiset nje qytet nga qeveria qendrore per nje kryetare pa mandat.Nje tjeter mandat nuk e meriton kjo PS dhe ti pasi prap do vazhdoj i njejti avaz

    Përgjigju
  • Bledi: 18/03/2021 18:48

    Se pari Shkodra te falemnderon se Voltanen e ka dhurat nga ti,ajo eshte kryetare pa mandat sot.Se dyti nuk ka kuptim te fitoj PS qe prap te mos investoj ne Shkoder sepse kryetare prap ajo do jet pas zgjedhjeve.Keshtu i bie qe Shkodra te votoj PD qe te vij ne pushtet dhe te investoj meqe juve nuk e beni dot kur jeni ne pushtet gjithmin per fajin e Voltana molotovit.

    Përgjigju
  • AltinTop: 18/03/2021 18:24

    Shkodra eshte ne nje pike qe kedo te votoje prap del e humbur... investimet nuk dovijne gjithsesi.

    Përgjigju
  • Turp: 18/03/2021 18:18

    Je i kapur zoti rama, nuk ja del dot me shkodren dhe shqiperine. Me vjen keq se kishim besim tek ty por dole llum i p fytyre

    Përgjigju
  • Ola: 18/03/2021 17:55

    Un jam socialiste por shum e zhgenjyer nga sjellja juaj ndaj Shkodres.Me urdher tendin Fondi shqiptar i zhvillimit ka bllokuar investimin per rilindjen e hyrjes se qutetit.Voltana aty do jet prap dhe prap ti nuk do investosh ne Shkoder sepse fajin e ka Voltana.Meqe ke bllokuar cdo gje ateher e kot qe kerkon voten e socialisteve shkodran.

    Përgjigju
    • Sokoli: 18/03/2021 21:08

      O Shaqo... Shkodra ka mbet pa shkodran prandaj nuk ka me as kultur e as humor.Shkodranet e kan braktis qytetin sepse i mbyten malet e fushat qe u dynden ne qytet dhe ben qe shkodranet te ikin nga Shkodra.Shkodra esht braktis nga qeveria por dhe nga vet shkodranet

    • Shaqo: 18/03/2021 19:53

      Dikur shkodranet talleshin me pukianet, ka ardhur dhe ka kohe qe pukjanet tallen me shkodrenjte. Ka rene tmerresisht kultura shkodrane, kane qene te mprehte nga mendja, por ka humbur edhe ai humori i holle qe behej ne monizem.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës