Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotografi në rrjetin social "Instagram" pak përpara se të mbaronte afati i përcaktuar nga studentët. Fotografia, e shkëputur nga protesta e vitit 2018 në Europë, përmban studentë të cilët brohorasin dhe mbajnë në duar një parullë ku shkruhet "All we need is Talk". Rama ka zgjedhur pikërisht këtë mënyrë komunikimi, për t'i përcjellë edhe njëherë studentëve kërkesën për të dialoguar rreth 8 pikave për të cilat po protestojnë tanimë për të tetën ditë.
Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social "Instagram"
Lajmi kryesor: