Kryeministri i vendit Edi Rama i ka uruar ndjekësve të tij mirëmëngjesin me një video nga dogana e Hanit të Hotit.
Në videon e tij, Rama shkruan se kjo zonë tashmë e transformuar lidh Shqipërinë me Malin e Zi dhe qytetarët bashkë me bizneset përfitojnë shërbime shumë herë më të shpejta e cilësore se vetëm pak vjet më parë.
Rama është i njohur si një ndër politikanët më aktivë në rrjetet sociale, ku së fundmi më i prefereuari i tij është Instagram me opsionin e “Story”, i cili zgjat vetëm 24-orë.
Postimi i Ramës:
Komento