Rama: Nis puna për 'Enciklopedinë shqiptare'! Abetarja e unifikuar do të shkojë në çdo trevë ku ka shqiptarë

Kryeministri Edi Rama në takimin e dy qeverive sot në Prishtinë ka folur për marrëveshjen e  bashkëpunimit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji “Enciklopedia Shqiptare.”

Kryeministri tha që ky është rezultat i punës së përbashkët i këtyre dy qeverive;  zbatimi i angazhimit që morëm së bashku në takimin e shtatorit në Prishtinë me të dyja akademitë që nisi punën konkretisht me financim të dy qeverive për “Enciklopedinë shqiptare”, projekti madhor albanologjik i shumëpritur, i shumëmunguar, që merr udhë si një vullnet  i përbashkët i qeverisë së Kosovës dhe i qeverisë tonë. Kryeministri Rama deklaroi edhe unifikimin e abetares.

“Projekti për enciklopedinë shqiptarë. Projekti madhor i albanologjisë që merr udhë si vullnet i përbashkët i dy qeverive. Do të jetë me 10 vëllime. Është këtu vendi i duhur se ka përfunduar faza e parë për abetaren e unifikuar, kemi fituesin. Jam shumë i lumtur që bashkë me Albinin do të dorëzojmë abetaret e unifikuara. Ne kemi folur edhe me përfaqësuesit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, edhe me Kryeministrin e Malit të Zi dhe do të flasim edhe me Serbinë që kjo abetare e unifikuar të shkojë tek të gjitha familjet shqiptare. Edhe në diasporë gjithashtu. Do ta kemi abetaren e unifikuar kudo ku kërkohet”, tha Rama.

Marrëveshja mes dy qeverive është bërë në funksion të realizimit të marrëveshjes së arritur ndërmjet Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës për  hartimin e projektit madhor “Enciklopedia Shqiptare".

Ky projekt përfshin të gjitha proceset e hartimit të veprës, prej përgatitjes deri tek  shtypshkrimi. Sipas marrëveshjes, janë të ftuara për bashkëpunim edhe institucione jopublike e studiues të pavarur në vendet e tyre dhe nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe bota arbëreshe.

"Enciklopedia Shqiptare" hartohet në 10 vëllime, me një numër mesatar prej 400 faqe për vëllim.

Projekti madhor "Enciklopedia Shqiptare" zbatohet brenda një periudhe 5-vjeçare, puna për të cilin ka filluar që prej datës 1 janar 2021.


Lajmi kryesor:

Mbledhja e 8 e përbashkët Shqipëri-Kosovë! Kurti: Kemi një oqean mundësish të pashfrytëzuara! Rama: Rritëm disa herë shkëmbimin ekonomik! Të arrijmë në 1 mld dollarë


K.T.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)