Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq

DHËRMI- Ndonëse ka nisur pushimet, nga Dhërmiu, kryeministri Edi Rama nuk ka ngurruar të ndajë një mesazh për turizmin dhe lajmet që qarkullojnë në media se plazhet janë bosh. Këtyre teorive, siç ai i cilëson, ka zgjedhur që t’iu përgjigjet me shifra teksa pushon në vilën qeveritare.

Kryeministri Rama thotë se 1.2 mln pasagjerë kanë mbërritur në Shqipëri përmes aeroportit ndërkombëtar Nënë Tereza në korrik, kur ende jemi në pikun e sezonit turistik. Kreu i qeverisë thotë se në Rinas, këtë korrik është thyer edhe një tjetër rekord, ai i hyrjeve në një ditë të vetme me 44 mijë pasagjerë.

"Ca ditë pushim, si gjithnjë prej  10 vjet këtu në Dhërmiun magjik. Mbrëmë mora të dhënat e hyrjeve në Shqipëri vetëm nga aeroporti Nënë Tereza dhe kufiri i Morinës edhe mu duk e udhës që ti ndaj me ju. Nga aeroporti kanë hyrë thuajse 1 milionë e 200 mijë pasagjerë. E dini sa më shumë se sa vjet? Mbi 350 mijë më shumë. Madje këtë korrik është thyer edhe një rekord tjetër, ai i hyrjeve në një ditë të vetme: 44 mijë! Aeroporti ka arritur të operojë deri në 252 fluturime në ciklin e 24 orëve, një volum marramendës dhe i paimagjinueshëm deri pak vite më parë", shprehet Rama. 

Shifrat, deklaroi kryeministri, flasin vetë duke e renditur aeroportin Nënë Tereza në krye të klasifikimit për rritjen e fluturimeve. E sipas tij, kjo është edhe një përgjigje për gojët me qime që nuk pushojnë duke thënë se Shqipëria tani u zbras edhe nga turistët. 

"Fatmirësisht për shifrat e aeroportit nuk mund të thonë dot gjë as ato gojët me qime të atyre që nuk pushojnë u zbraz Shqipëria, edhe nga shqiptarët tani, edhe nga turistët, sepse aeroporti i Tiranës po mbush vitin në krye të klasifikimit Europian për rritjen relative me vitet paraardhëse. Ndërsa në vlerë absolute, numër pasagjerësh për numër pasagjerësh,  Tirana e ka spostuar në vendin e dytë aeroportin e Beogradit, i cili historikisht ka qenë i pari dhe absolut në këtë rajon", vijoi Rama. 

Edhe për zërat se shqiptarët e Kosovës kanë ‘braktisur’ vendin tonë, kreu i qeverisë e ka një përgjigje, duke thënë se fluksi nga Kosova është rritur. Ndalur në shifra, Rama thotë se këtë vit, nga Morina kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa vetëm në muajin korrik kemi 3 mijë mjete më shumë se korrikun e shkuar.

Po edhe shifrat e hyrjeve në Morinë, që i tregon regjistri elektronik i pagesës së autostradës, ku mund lexohet çdo hyrje tregojnë se këtë vit kanë hyrë 175 mijë automjete më shumë se sa vjet, ndërsa në korrik 3 mijë më shumë, se korrikun e shkuar. Pra edhe ajo teoria keqdashëse e përhapur këtë sezon me teori të tjetra për shqiptarët e Kosovës që e paskan braktisur Shqipërinë, është një zero me xhufka. Nga ana tjetër janë shifrat e të ardhurat e të ardhurave nga doganat e tatimet që edhe ato janë me rritje krahasuar me vjet, pikërisht sepse ka një rritje të konsiderueshme konsumatorësh krahasuar me vjet. Më shumë njerëz që shpenzojnë këtu në Shqipëri", tha Rama. 

Me ironi kryeministri Rama thotë se gojët me qime që po punojnë për të goditur turizmin shqiptar na duhen për t’u ruajtur nga syri i keq, njëjtë si hudhrat që varin shqiptarët në dyert e shtëpive.

Është e habitshme se sa të pamundur e ka një pjesë e jona t’i gëzohet suksesit të Shqipërisë, po kjo dihet. Megjithatë shyqyr që është një pjesë që zvogëlohet krahasimisht me Shqipërinë që rritet e forcohet. Madje jo vetëm kaq, po për disa është për të thënë shyqyr që i kemi, tamam si atë hudhrat në dyert e shtëpive, që e mbrojnë vendin nga syri i keq. Pushime të mbara dhe askush mos të mendojë se nuk po mbajmë shënime për të nxjerrë mësime nga ky sezon që është shumë i mbarë mbarë, e për të korrigjuar dhe gabime për të adresuar që në sezonin e ardhshëm të kemi edhe më shumë mbarësi, po edhe më shumë cilësi, sepse maja e Shqipërisë 2030 është një objektiv strategjik, është gjithmonë e më afër, po për ta arritur është një sfidë që duhet përballur me shumë mund, me shumë vullnet, me shumë durim, po mbi të gjithë më një bindje absolute se Shqipëria do të jetë kampionia e padiskutueshme e turizmit dhe jo vetëm e turizmit në këtë rajonin tonë", tha Rama. 

Në fund, Rama shprehet se po mbajnë shënime për të nxjerrë mësime nga ky sezon turistik e për të korrigjuar gabimet për të çuar para vizionin për Shqipërinë 2030, duke theksuar se padyshim që vendi ynë do jetë kampion i turizmit në rajon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:15
VIDEO/ Rama publikon pamjet e pushuesve në plazh dhe ironizon: Jala plot me patronazhistë

Në kulmin e debatit për turistët në vendin tonë kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të publikojë disa pamje nga plazhi i Jalës, por edhe të ironizojë.

“Jala plot me patronazhistë”, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky reagim i kryeministrit vjen edhe pas zërave të shumta që qarkullojnë se në Shqipëri nuk ka turistë.

Rama sot në mëngjesi doli me një videomesazh nga Dhërmiu ku edhe po kalon pushimet verore, për të publikuar shifrat e hyrjeve në Shqipëri dhe për t’iu përgjigjur të gjithë kritikëve që thonë se nuk në vendin tonë nuk ka turistë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po mër po: 03/08/2024 08:00

    1.2 milion në muaj vetëm turistë si kap dot Aeroporti më i madh në botë, ti thu i kap koteci yt në Rinas?

    Përgjigju
  • Shqipw: 02/08/2024 15:33

    Kur ben fushatë ne himare mos harro ato qe te thotë eskobari mediatik

    Përgjigju
  • Babloku palle...: 02/08/2024 14:39

    Ne Itali goja me qime eshte ajo qe t'i perplas gjithe te vertetat ne surrat o kokrra e fuksit injorant

    Përgjigju
  • Fredi: 02/08/2024 12:54

    A te vjen turp se çka thua e si shprehesh . Po ku ke turp e mend ti o njeri,po te kishe turp nuk i thua djalit vella. Nuk e sheh se turizmi ka mbaruar nuk e sheh se vendi eshte boshatisir tuuuuurp tuuuurp te vij ! I lutem ZOTIT te gjykoje e ishalla ju jep nje denim jo vdekje te menjehershme se SHPETONI por dua tju shoh IVALID ne KARROCE qe te mos kesh mundesi me levizur pa shoqerues

    Përgjigju
  • Trpelenasi.: 02/08/2024 12:15

    Po ban pushim o mashtures dhebi degjeneruar. Na len edhe ne pushim nga mendja që te kena mundësi mos ta shohimm surratin tënd prej kanibali.

    Përgjigju
  • mondi: 02/08/2024 12:05

    rama ti me veten tende je ne rregull,sepse i cmenduri nuk e kupton qe ka ikur nga fiqiri ,por per te tjeret ti ke roitur te keqen vellai .je bere don kishoti i shqiperise moderrne

    Përgjigju
  • Gjergj: 02/08/2024 11:56

    1,2 milionè nè Rinas? Jo mo jo,,2,3 milionè janè nè fakt. Kur tè na bèhen 5,6 milionè nè Rinas,,,mbase do kemi edhe ujè tè pijshèm pa ndèrprerje,,do kemi pensione qè mhaftojnè pèr mbijetesè dhe jo palaçollèqe hajdutèsh qè i bèjnè njerèzit tè vrasin veten me fotoksinè sepse nuk kanè asnjè rrugèdalje tjetèr,,,edhe korrupsioni dhe zhvatja e shqiptarève do zhduket,,,edhe nèpèr spitale do bèhemi si Gjermania, edhe plehrat nuk do i djegim mè si nè botèn e tretè por nè INCENERATORÈ ,,,edhe rinia nuk do zhduken mè nga ky vènd por do rrinè kètu sepse "kanè besim" tek qeveria e tyre. Vetèm tè na shtohet numuri i turistève nè Rinas,,,pa do e shihni ju se kush jemi ne. Pèr ata qè njohin kinematografinè shqiptare me aktorè si Kadri Roshi,,,dua tè kujtoj atè skenèn kur i thotè Sali Protopapès,,,,,,O SALI EFENDI,,,PSE NUK MÈ PUTH NJÈHERÈ NÈ PRAPA....? TÈ NA RRUASH SA MALET O KRYEMINISTÈR. LUM NE PÈR TY.!!!

    Përgjigju
  • AltinTop: 02/08/2024 11:52

    Deri dje edhe shtetasit shqiptare qe vinin ne shtepite e tyre quheshin turiste te huaj...Shyqyr qe me ne fund u kujtua se jane pasagjer dhe jo te gjithe jan turise.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 02/08/2024 11:36

    Duhet te flasin mjeket se po merr me qafe Shqiperine ky tipi qe kemi si premier.

    Përgjigju
  • Boba: 02/08/2024 10:56

    Ik o sallam bej nje xhiro nga Golemi e shiko cfare katrahure qe eshte. Pedonalja e Golemit nuk ka qoft edhe nje kosh plehrash duhen mbajtur plehrat me vete. Mos te flasim per gjendjen kur del prapa restoranteve dhe hoteleve.

    Përgjigju
  • Arjan: 02/08/2024 10:38

    Futja nja 1 muaj pushime te vila qeveritare ti vella ne dhermi se pa lek e ke fundja fundit . Aty te ajo vile thyente rekorde noti ai para teje, ti tani nga ajo vile thyen rekorde turizmi. Urime dhe pushime te mbara

    Përgjigju
  • Niku: 02/08/2024 09:55

    Ore njeher thua 10 milion brenda muajit ti,tani thua 1.7 milion ne 7 muaj mos u tall me me popullin se je zero ne turizem zero totalishf jeni deshtuar

    Përgjigju
  • Pet.: 02/08/2024 09:51

    E rendesishme eshte qe te mos ikin Shqiptaret dhe te mbushet Shqiperia me pasanike te huaj me 3- 4 shtepi bosh. Nese vendet e tjera po vuajne nga nje turizem 3-4 mujor , te cilin e kemi marre shembull. Kjo tregon qe jemi ne rruge krejt te gabuar. Pasojat do te jene afat gjata dhe ndoshta te pakorrigjueshme.

    Përgjigju
  • adela: 02/08/2024 09:42

    pyetje.... KUJT I PLASI PER TURISTAT? dhe ska lidhje, eshte e vertet pushimet ne shqiperi sbehen aman me keto shifra idiotef. 100mil skan ardhe, ato lek i djeg e shqiptarit sja jap

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë