Rama nis vizitën në Serbi, pritet
nga Daçiç, nesër takimi me Vuçiç

Rama nis vizitën në Serbi, pritet<br />nga Daçiç, nesër takimi me Vuçiç
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën në Serbi. Ai ka mbërritur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Beograd, ku është pritur në aeroport nga shefi diplomacisë serbe e zëvendëskryeministri e Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

Rama ndodhet në Serbi, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Nishit dhe atë të Sigurisë në Beogard, në datat 13 dhe 14 tetor.
 
Gjatë kësaj vizite, kryeministri Rama do të ketë një takim edhe me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç paraditen e të enjtes. Kjo është vizita e tretë e kryeministrit Rama në Serbi, që prej zgjedhjes në krye të qeverisë shqiptare, 3 vite më parë. 
 
Dy kryeministrat Rama dhe Vuçiç do referojnë në Forumit VI të Sigurisë të Beogradit – me temë "E ardhmja e marrëdhënieve Shqiptaro-Serbe dhe Stabiliteti i Europës Jug-Lindore", me moderator Misha Glenny, Profesor i asociuar, Harriman Institute, Columbia University.
 
Në Beograd, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim edhe me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës dhe Bujanovcit dhe të zgjedhur shqiptarë në Parlamentin serb.

Gjatë qëndrimit në Beograd, kreu i qeverisë do të promovojë edhe librin e tij, Kurban, i përkthyer në gjuhën serbe. 

Gjithashtu, po gjatë kësaj vizite në Serbi, kryeministri Edi Rama do të ndalet edhe në Nish, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Serbi-Shqipëri, ku sërish kryeministrat Rama dhe Vuçiç do të mbajnë nga një fjalim. 

libri kurban
(Kopertina e librit "Kurban" në gjuhën serbe)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro    

Itali/ Kishte krijuar kasafortë pas gardërobës për të fshehur lekët, mjekut italian i sekuestrojnë 8 milionë euro