Rama-Nishani replika virtuale 
shprehin 'keqardhje' njëri-tjetrit

Rama-Nishani replika virtuale <br />shprehin 'keqardhje' njëri-tjetrit
TIRANE - Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Bujar Nishani, kanë replikuar gjatë sot mes njëri-tjetrit në rrjetet sociale, ku ‘molla e sherrit’ mes tyre është bërë vendimi i Presidentit për të kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Shkollën e Magjistraturës. 

Replika që tregojnë edhe njëherë se mes kreut të shtetit dhe kryeministrit pakënaqësitë dhe debatet tashmë janë të dukshme .

Në ‘ping pongun’ virtual mes tyre, i pari që ka komentuar ka qenë kryeministri Rama që përmes rrjetit social “Twitter” është shprehur se Nishani ka zgjedhur inercinë e rrënimit të drejtësisë, në vend të reformës rrënjësore në drejtësi.
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Nishani i cili përmes “Facebook” është kundërpërgjigjur ku shprehet se "Rama beson se mund t'i ndikojë fatet e kombit me 140 gërma, aq sa është edhe numri maksimal i karaktereve të lejuara në “Twitter”, ndërsa shton se sipas tij kryeministri quan inerci zbatimin e ligjit. 

Megjithatë, 'sherri' mes tyre nuk ka ndaluar këtu ku sërish Rama replikon përmes rrjeteve sociale duke theksuar se deri më tani nuk ishte parë një President që të sulmonte qeverinë.

Megjithatë, ajo që vihet re si e ngjashme mes postimeve të të dy personaliteteve të vendit, është 'keqardhja' që ato shprehin ndaj njëri-tjetrit dhe deklaratave përkatëse të secilit. 
 
Rama: Kemi pasur qeveri që sulmonin presidentët, sot kemi një president që sulmon qeverinë
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me Presidentin Bujar Nishani lidhur me vendimin e këtij të fundit për të rrëzuar ligjin për Shkollën e Magjistraturës. Komenteve të Nishanit, i cili shprehet se 140 karakteret që përdor kryeministri nuk mund të ndryshojnë vendin, Rama, u është kundërpërgjigjur duke u shprehur se deri më tani nuk është parë një President që të sulmojë qeverinë. 

"Kemi pasur qeveri qe sulmonin presidentet, sot kemi nje president qe sulmon qeverine! Po ne s'e sulmojme, kemi veç keqardhje#Reformasndalet" shkruan Rama, ndërsa nënvizon se reforma s'do të ndalet.

rama ne fb

Më herët Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhje për Presidentin e Republikës Bujar Nishani sa i përket vendimit të këtij të fundit për të kthyer për shqyrtim në Kuvend projektligjin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka reaguar ndaj këtij vendimiduke u shprehur se sipas tij Nishani ka zgjedhur inercinë e rrënimit të drejtësisë, në vend të reformës rrënjësore në drejtësi.
 
“Keqardhje për Presidentin qe mes inercise se rrenimit te drejtesise dhe reformes rrenjesore ne drejtesi ka zgjedhur inercine” shkruan Rama në Twitter, ndërsa shton se reforman nuk do të ndalet.
 

Nishani: Keqardhje për Ramën nuk reflekton ndaj reagimeve të Gjykatës Kushtetuese
Pas publikimit të statusit të Ramë në “Twitter”, Presidenti Nishani ka bërë edhe reagimin e parë të tij në rrjetet sociale ku përmes “Facebook” shpreh keqardhjen e tij për kryeministrin Rama duke u shprehur se ai që beson se mund t'i ndikojë fatet e Kombit me 140 gërma.
 
Sipas Nishanit gjithashtu Rama nuk reflekton ndaj reagimeve të përsëritura të Gjykatës Kushtetuese.

Nishani fb

Ditën e sotme Presidenti Nishani njoftoi se nuk do të dekretojë ligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke e kthyer sërish për rishqyrtim. Sipas Presidentit, ky ligj ka një sërë shkeljesh të cilat duhet të rishihen, ndërsa nënvizon se ky ligj i heq kompetencat kushtetuese KLD dhe Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të rinj.

Redaksia Online
(a.h/e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon

Rama me prindërit në Fier: Rreziqet e platformave sociale për fëmijët, algoritmi i udhëheq dhe i manipulon