Në takimin me një grup punonjësish në një biznes në Tiranë, Kryeministri Rama nënvizoi se një kilovat energji shkon në treg aktualisht 61 lekë, ndërsa familjet shqiptare e paguajnë me 9%.
"Kur të shkoni në shtëpi hidhni një sy faturës së energjisë dhe shumëzojeni me 7. Aq është çmimi real sot. Qëllimi ynë është ruajtja e një situatë normale. Nuk ka ndodhur kurrë që një krizë të rrisë çmimet në këtë situatë. 61 lekë të jetë vlera e kilovatit dhe ju të paguani 9 lekë", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Paketa e Rezistencës Sociale, Rama bashkëbisedim me punonjës: Do të mbrojmë çdo shqiptar në nevojë, protestat me drita i-Phone dhe makina X5 janë turp në këtë kohë lufte










