Një bujtinë është gati të hapë dyert së shpejt në Berat për të mikpritur vizitorët. Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetin e tij social ‘Facebook’ pamje nga bujtina e cila ndodhet vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë-Peshtan.

Rama tregon se kjo bujtinë fillimisht ka qenë një biznes i vogël familjar, por me ndihmën e AZHBR-së është zgjeruar.

“Një tjetër bujtinë e bukur gati të hapë dyert së shpejti në Beratin 2 mijë vjeçar. Vetëm 10 km nga qyteti, në fshatin Fushë Peshtan, "Kantina Pupa", deri dje një biznes i vogël familjar, që sot me ndihmën e qeverisë përmes AZHBR është zgjeruar me 20 hektar vreshta rrush autokton, 1000 rrënjë ullinj, 2 salla degustimi vere dhe 15 dhoma në funksion të agroturizmit të zonës”, shkruan Rama.

Agroturizmi është kthyer në një formë e shkëlqyer biznesi për banorët në zonat dhe për të rritur ekonominë.