Akuza bombë, Rama: Njerëz të lartë në PD lidhje me kokainën e Durrësit

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se shqiptarët do të shohin diçka tronditëse në ditët në vijim. Në një intervistë televizive, kryeministri deklaroi se ka informacione që çojnë në dyshime të arsyeshme se zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike kanë lidhje me kokainën që u kap në Durrës.

Sipas tij, gjithë ky acarim i opozitës, ka të bëjë me detajet e reja rreth hetimit për njerëzit që fshihen pas ngarkesës prej 613 kg kokainë, të kapur në Maminas të Durrësit.

Procesi tashmë ka hyrë në një fazë të re me arrestimin e personit që është identifikuar si koka e trafikut (Arbër Çekaj). Unë disponoj, kuptohet në rrugë operative, por janë të mjaftueshme për të kuptuar se përse është gjithë ky acarim. Ka dyshime shumë të arsyeshme që të çojnë drejt njerëzish shumë të lidhur me rangjet me të larta të PD. Informacionet krijojnë dyshimin e arsyeshëm, pastaj është hetimi që duhet të provojë dyshimin e arsyeshëm me prova.

Kryeministri Edi Rama

Disa ditë më parë, Rama tha se Prokuroria për Krimet e Rënda taposi hetimet, duke i dhënë një mesazh të fortë Besim Hajdarmatajt, i cili u shkarkuar nga kryeprokurorja Arta Marku nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Çështja e kokainës, që këtyre u ka mbirë në gojë, nuk është problemi ynë, por i tyre. Sepse historia e kokainës së kapur në shkurt nga ne, nga agjencitë tona ligjzbatuese, dhe arrestimi i atij personit (Arbër Çekajt) është e lidhur me një histori që ka filluar më parë dhe të cilën Prokuroria e Krimeve të Rënda duhet ta kishte hetuar më parë. Ne nuk jemi si këta, që marrim informacione dhe copa letrash dhe të bëjmë gjyqin tjetrit…ne presim, ne kemi durim të madh edhe pse kjo ka kosto të madhe në perceptimin e opinionit publik se këtu problemi qenka qeveria. Prokuroria për Krimet e Rënda nuk e hetoi çështjen e mëparshme që ka lidhje me kokainën që u kap në Durrës. Kjo prokurori i taposi hetimet.

Kryeministri Edi Rama

Çështja ‘Xhafaj’
Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se në rast se prokuroria do të dalë në përfundimin se materiali i publikuar nga Partia Demokrati, është autentik dhe implikon vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, atëherë kryeministrit do të duhet ta rishikojë qëndrimin e tij ndaj ministrit të kabinetit të tij qeveritar.

Por nga ana tjetër, Rama tha se në rast se prokuroria del në përfundimin se video nuk është autentike, por e montuar, atëherë ata që e kanë bërë një gjë të tillë duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore.

Nëse prokuroria thotë që përgjimi është autentik, sigurisht që unë duhet ta rikonsideroj pozicionin tim ndaj ministrit, por nëse përgjigja e prokurorisë është se materiali nuk është autentik, atëherë ata që e kanë bërë duhet të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit.

Kryeministri Edi Rama

Ekspertiza
Kryeministri u shpreh sa ka besim te agjencia e specializuar e huaj që i ka thënë se materiali ishte i montuar, megjithatë ai bëri thirrje për durim deri kur prokuroria të nxjerrë konkluzionin e saj, bazuar tek ekspertiza shkencore.

“Unë e kam shpjeguar që kam kërkuar me urgjencë të di të vërtetën audiopërgjimit nga një kompani e specializuar, sepse nëse do të ishte e vërtetë, apo do të kishte prova, atëherë patjetër që do të kishte një implikim direkt të vetë ministrit, sepse një vëlla aktiv në veprimtari kriminale, e bën të pamundur që një vëlla të jetë ministër. Përgjigja që kam marrë është shumë i qartë. Është marrë nga shfaqja që u bë. Kam marrë të dhënat që ishin në dispozicion, dhe iu siguroj që sot bota ka laboratorë shumë të sofistikuar. Kam marrë përgjigjen e një agjencie të specializuar të huaj.

Kryeministri Edi Rama

Prapaskenat
Kryeministri theksoi edhe një herë se kjo çështje është një investim i opozitës për bllokimin e negociatave.

Opinion shumë pozitiv për punën e ministrit, bazuar në fakte, në rezultate, në përkushtimin e tij. Çështja ndaj tij ka qenë një këmbëngulje e opozitës që procesi i negociatave me BE-në të dështojë. Opozita është krejt e çoroditur dhe kapet si i mbyturi pas fijes së barit, duke krijuar situata që të marri një kredo morale.

Që nga mosha 18 vjeç, çdokush matet nga këmbët e veta dhe s’mund të jetë përgjegjës vëllai për vëllain tjetër. Edhe nga jashtë kanë thënë që nuk mund të ngatërrohet dot vëllai me vëllain. Duhet sqaruar fakti nëse ka një implikim. Unë mund të bëjë vlerësime mbi pretendimet. Unë vlerësimet i bëj mbi faktet dhe zgjedhjet i bëj mbi punën dhe rezultatet.

Kryeministri Edi Rama

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • 007: 22/05/2018 15:38

    Po' dihet ajo pun prandaj ulerasin se u Jan bllokuar burimet .Mirpo mileti i shkrete si perher kujton se me te verrete u dogjen per kete popull.

    Përgjigju
  • Toni: 22/05/2018 13:35

    Ketu te dyja palet si PS & PD kane shume elemente te korruptuar (fut ketu edhe LSI Shpresojme qe kush eshte marre keto 20 e ca vite me pislliqe, tani te futet Brenda dhe konfiskohet pasuria PS PD LSI. Te pastrohet ky vend nje here e mire.

    Përgjigju
  • K argjendarite e cameve QE NUK PAGUAJNE TAKSA: 22/05/2018 06:22

    RAMA NE GJURMET E ENVERIT .Bej bime te te ngjaj.Fjalim PAS Fjalimi ,per te fshehur strucat .PO KU KA jorgan te mbuloje TAHIRI SOTEN KORUMIN DAKON BAFTJAR ZEQON MAKS HAXHINE .DO VIDHISET BOTA DHE DO DALE RAMA LAKURIQ BASHKE ME RUCIN BALLEN ( KU MBAROHEN TI NUMEROSH ).Mos HARRONI SUBASHIN E LIDHUR ME MAFIOZET DHE ISIS NE FIER .KONTROLLONI XHAMITE .KUSH FLE BRENDA .KOKAINA KANABISI .SHKONI NE DERMENAS .KUCET E TAHIRAMETES.PUSHTUESIT E TOKAVE TE MYZEQAREVE GOJEKYCUR .SE TE VRASIN TE LENE PA PUNE TE MARRIN JETEN .ME MIRE NE SIRI SE NE FIER.

    Përgjigju
    • salianji: 22/05/2018 09:33

      Ilaçet në orar, hë të keqen!

  • Xhino: 22/05/2018 03:41

    TE SHIKOJME DO QETHEN QEROS BRACJA BALLA KLOSI CUCI DHE DISA IMITUES TE TJERE TE RAMES DHE IMAGJINONI TAULANT BALLEN ME TERE ATE KOKE SI SHTAMBE TA SHIKOJME QEROS Eshte e kote ti besh koment shkrimit te mesiperm

    Përgjigju
  • Fredi: 22/05/2018 00:58

    Po nxirri pra se na plaseeeee! Edhe sa do durojme transa si Salianji te bejne te fortin ne ztv?

    Përgjigju
  • Xhino: 22/05/2018 00:47

    Uaaau RAMA. QEROS SI MANJANI I LSI

    Përgjigju
  • Kazani: 22/05/2018 00:13

    Ahhahahahahahhahahahha sa te vegjel e te papjekur jeni mor te mjere, ose me sakte o i mjeri ti....qenke bere prokuror e matane prokurorit po kush ti ka dhene ty keto informata kaq domethenese...ke harruar te thuash qe fajin e ka saliu se tek e fundit ate synon te arrish me gjithe keto pislleqe qe ben cdo sekonde. Ske faj je sterosur je bere zi shikoje veten ne pasqyre si je katandisur nga krimi qe konsumon cso sekonde. Je bere thjesht dhe vetem i neveritshem, po po njesoj si saliu njesoj

    Përgjigju
  • Zymbyli: 21/05/2018 23:38

    Hajde perrala te tipit Rama -Tahiri- Xhafaj

    Përgjigju
    • Erik: 22/05/2018 09:40

      Po mo Lulzim Kuliçaj perralla jane, me pak garniture Hajdaramataj ne mes.

  • Eri: 21/05/2018 23:20

    Po e gjith qeveria jote e lidhur me krimin ca do thuash ti tani , po te dalin gjith ministrat te lidhur me krimin , te gjith deputetet gjysmat i ke ne burg , i ke me te pasurit ne shqiperi

    Përgjigju
  • bledi: 21/05/2018 23:02

    kete thash para ca diteve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë

Opozita kërkon komision hetimor për Belinda Ballukun lidhur me Porto Romanon, kundërshton PS! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, nuk ka kohë