Rama, njësi speciale për
prioritetet me Blair dhe BB

Rama, njësi speciale për<br />prioritetet me Blair dhe BB
NJU JORK - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar ditën e djeshme me ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe dhe këshilltarin e tij për një qeverisje të mirë, Toni Bler. Ish- Kryeministri Tony Blair pasi e cilësoi të shkëlqyer takimin theksoi se qeverinë e presin sfida të mëdha.
 
“Patëm një takim të shkëlqyer sot me Kryeministrin Rama dhe me Bankën Botërore për të parë sesi mund ta ndihmojmë qeverinë e re shqiptare për të sjellë ndryshimin që duan të shohin njerëzit në Shqipëri. Vendin e presin sfida të mëdha dhe ka shumë punë për të bërë. Kryeministri ka një program shumë energjik dhe të vendosur dhe mendoj se fakti që Presidenti i Bankës Botërore ka ardhur për ta takuar atë dhe për t’i thënë se kemi për t’i dhënë mbështetjen tonë të plotë Shqipërisë, na jep shpresë dhe diçka me të cilën mund të punojmë në të ardhmen. Mendoj se takimi ishte i shkëlqyer, konstruktiv, shumë i rëndësishëm.”, nënvizoi Bler.

Rama Blair
(Në foto: Kryeministri Edi Rama, ish-Kryeministri i Britanisë Tony Blair)
 
TAKIMI NË BANKËN BOTËRORE
Një tjetër takim në kuadrin e vizitës së Ramës në SHBA ka qenë edhe Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim. Siç ai vetë e ka deklaruar, qëllimi i takimeve ka qënë diskutimi i prioriteteve të Shqipërisë dhe ngritja e një njësie speciale për to në Kryeministri.
 
“Është shumë domethënëse që Presidenti i Bankës Botërore është drejtpërdrejtë i interesuar për të mbështetur Shqipërinë falë programit dhe axhendës së qeverisë sonë dhe që së bashku me kryeministrin Blair ne do të vëmë në jetë shumë shpejt një strukturë të posaçme të arritjes së rezultateve dhe të kalimit të çdo pjesë të programit në procesin e realizimit dhe të përkthimit në rezultate.
 
Ky është një moment i rëndësishëm për Bankën Botërore që me një grup liderësh rreth e rrotull planetit po përpiqet të fusë këtë eksperiencë të re që do të jetë dhe eksperienca e qeverisë së re shqiptare.”, tha Rama pas takimit. Në datën 27 shtator, Edi Rama do të flaës në OKB mbi Shqipërinë. Deri atëherë kryeministri Rama do të ketë të tjera vizita. Ditën e shtunë ai ka qenë i pranishëm mes 500 peronave VIP në dasmën e tretë të organizuar nga Filantropi Xhorx Sorosi. I cili në moshën 83- vjeçare guxoi sërish për tu martuar me konsuleten për Kujdesin Shëndetësor dhe Edukimin Tamiko Bolton.

rama blair
(Në foto: Presidenti i BB Jim Yong Kim, Kryeministri Edi Rama, ish-Kryeministri i Britanisë Tony Blair)

Shkrimi u publikua sot (24.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij

Dita e Pavarësisë, përurohet vepra e Mid’hat Frashërit. Vëllimi i dhjetë sjell të gjitha përkthimet e bëra prej tij