Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS njoftoi ndryshime në qeveri. Rama tha se do t’i dorëzojë Presidentit dekretin për disa ndryshime, Ervin Mete ikën nga kabineti qeveritar. Ministër i Financave propozohet Petrit Malaj, aktualisht kreu i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.

Taulant Balla pritet të shkarkohet si ministër i Brendshëm dhe t’i besohet posti i ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, post që më parë mbahej nga Elisa Spiropali. Kjo e fundit do propozohet kryetare e Kuvendit, në vend të Lindita Nikollës që dha dorëheqjen.

Vendin e Ballës si ministër i Brendshëm pritet ta marrë Ervin Hoxhaj, aktualisht kreu i IKMT. Po ashtu, Rama propozon shkarkimin e Niko Peleshit si ministër i Mbrojtjes, të cilit pritet t’i japë postin e kreut të grupit të PS. Ministri i Mbrojtjes, sipas propozimit të Ramës, pritet të jetë Pirro Vëngu, drejtori i Portit të Durrësit.

"Do i propozoj grupit që në seancë të menjëhershme ti japim mbështetje Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Do propozoj Bledi Çuçin nënkryetar, Peleshi kreu i grupit të PS. Sot menjëherë pas këtij takimi i çoj presidentit propozimet për ndryshimet në qeveri, Balla ministër për marrëdhëniet me parlamentin, ministër i Brendshëm, Ervin Hoxha, i Financave, Petrit Malaj dhe i mbrojtjes Pirro Vëngu", tha Rama. 

Ndryshimet
Kryetare Kuvendi- Elisa Spiropali, zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar Kuvendi- Bledi Çuçi
Kryetar i Grupit Parlamentar të PS- Niko Peleshi, zëvendëson Bledi Çuçin
Ministri i Shtetit për Marëdhëniet me Parlamentin- Taulant Balla, zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministri i Brendshëm- Ervin Hoxhaj, zëvendëson Taulant Ballën
Ministër Financash-Petrit Malaj, ikën Ervin Mete
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vëngu, zëvendëson Niko Peleshin

SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër