Rama njofton vizitën e tij në
Serbi: Marrim rol të ri në Rajon
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vizitën e afërt në Serbi, por nuk bëri të ditur datën. Gjatë konferencës që zhvilloi me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, kryeministri Rama tha se me vizitën që do të kryejë në Beograd do të synojë normalizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.
TIRANE - Kryeministri Edi Rama njoftoi sot vizitën e afërt në Serbi, por nuk bëri të ditur datën. Gjatë konferencës që zhvilloi me presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, kryeministri Rama tha se me vizitën që do të kryejë në Beograd do të synojë normalizimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë.
“I bëra me dije Barrosos vullnetin tonë për të marrë një rol të ri në rajon dhe për të bashkëpunuar bashkëpunuar me vendet e tjera të Bakllkanit”, tha Rama, gjatë konferencës për mediat me presidentin e KE.
Pozitiv, shihet ky hap nga Barroso, i cili tha se fakti që Rama do të takohet me kryeministrin serb tregon se rajoni gëzon paqe të plotë, dhe kjo sipas tij është një arritje madhështore.
“Ju mund të mbështeteni tek KE dhe ne do të ju mbështesim ju. Ne vazhdojmë të ju mbështesim edhe për paqen e stabilitetin në rajon. Fakti që keni vendosur të takoheni me kryeministrin serb është më shumë se sa një gjest simbolik. Fakti që në këtë rajon filloi Lufta e Parë Botërore 100 vjet më parë dhe se po në këtë rajon shohim se jetohet në paqe është një aritje. Tani njerëzit hedhin votën, nuk vrasin më. KE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në sfidat që e presin. Edhe pa integrimin e evropian besoj se është në interes të popullit për të pasur një vend modern dhe ku sundon ligji. Duke pasur parasysh të ardhmen e Shqipërisë ne kemi parasysh paqen e stabilitetin në rajon.” u shpreh Barroso
Për kryeministrin Rama Bashkimi Europian duhet të jetë i vetëdijshëm se Ballkani ka nevojë për BE-në, dhe BE për Ballkanin. “E ardhmja e Bashkimit Europian s’mund të kuptohet pa Ballkanin”, -tha Rama.
Më herët, zyrtarë të dyja qeverive patën konfirmuar një vizitë të Kryeministrit Edi Rama në Beograd, vizitë kjo e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të mbajtura në Serbi në pranverë të këtij viti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2961
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18