Rama nuk do dalë në
komunikimin javor, arsyeja

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nuk do të ketë komunikim javor. Ky vendim nga kryeministri erdhi për shkak të festës së Pashkëve.
 
Njoftimi u dha nga vetë Rama përmes faqes se tij në Facebook ku thotë se sot nuk do të ketë Komunikim Javor.
 
Postimi i plotë i Ramës në Facebook
 
“Sot janë Pashkët, është një ditë e shënuar për të krishterët dhe e mira e madhe e këtij vendi, është se festat e njëri – tjetrit, janë festa të të gjithëve. Duke ju uruar të gjithëve qetësi e gëzim në familjet e tyre në këtë të dielë të veçantë, ju bëjmë me dije se në respekt të simbolit të kësaj feste, sot nuk do të ketë Komunikim Javor të Kryeministrit”.

rama
(Postimi i kryeministrit Rama në Facebook)

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen