Rama: Nuk duhet të presim që Ukraina të shkatërrohet, as Rusia të bjerë në gjunjë

Rama: Nuk duhet të presim që Ukraina të shkatërrohet, as Rusia të bjerë në gjunjë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për mediat italaine, thotë se lufta në Ukrainë prodhon një situatë mjaft të paqëndrueshme nga pikëpamja e barrës dhe dhimbjes për sa u përket mizorive ndaj civilëve.

“Në mënyrë më radikale, që nga fillimi i konfliktit, rusët kanë mohuar mundësinë që një vend dhe një popull të ekzistojë si të tillë”, tha Rama në një intervistë për gazetën italianen “TPI”.

Kreu i qeverisë shqiptare shtoi se një kompromis midis Kievit dhe Moskës nuk është i pamundur. “Nuk duhet të pritet që një nga dy pretendentët të rrëzohet për të nisur negociatat”, theksoi ai.

Ky i fundit, ravijëzoi se pikëpamja e shqiptarëve për luftën është e ndryshme nga ajo e italianëve. Së pari, sipas tij, është për arsye historike.

“Pikëpamja jonë, e cila nuk duhet harruar kurrë, është ajo e një vendi që është rritur jashtë botës perëndimore. Dhe në Shqipëri, siç dihet, regjimi ynë, i drejtuar nga Enver Hoxha vendosi një ditë të prishë të gjitha marrëdhëniet me zonën perëndimore dhe të zgjedhë ‘kampin e Stalinit’”.

Kështu, sipas Ramës, Shqipëria ka marrëdhënie të ftohtë me Rusinë.

“Vladimir Putin nuk është shumë i dashur për shqiptarët, gjithashtu dhe mbi të gjitha për këto arsye që sapo përmendëm”.

Ndër të tjera, në diskursin e tij, kryeministri shqiptar tha se “bukuria e qeverisjes së një vendi të vogël si Shqipëria është se nuk ke nevojë të marrësh vendime që ndryshojnë fatet e botës”.

“Duke qenë se nuk më takon mua të jap këshilla apo të imagjinoj zgjidhje të mrekullueshme për zgjidhjen e konfliktit, do të doja të them diçka më të thjeshtë dhe më të qartë: ne duhet të punojmë për një zgjidhje që mund të arrihet pa pritur që Ukraina të shkatërrohet dhe pa pritur të bjerë në gjunjë Rusia”.- tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aqifi Himare: 23/02/2023 17:45

    Po o politikan boteror po dhe Kosova po kercenohet perdite po ti spo e hap fare gojen apo elbete do zgjidhim njehere hallet e botes

    Përgjigju
  • Dori: 23/02/2023 17:21

    Ti qendrojme sa me prane ukrainasve

    Përgjigju
  • Eni: 23/02/2023 17:20

    Mbeshtetje shume e madhe per ukrainen

    Përgjigju
  • Goni: 23/02/2023 16:40

    Eshte nje situate mjaft e nderlikuar dhe cdo fjale e kryeministrit eshte shume e drejte pasi kjo situate sjell shume te kqija jo vetem per ato dy shtete po per cdo shtet

    Përgjigju
  • Sardi: 23/02/2023 16:26

    per cdo fjale qe ju keni thene keni te drejte

    Përgjigju
  • Olsi: 23/02/2023 15:48

    Nga lufta asnje e mire nuk ka per te ardhur,vetem te keqija,prandaj shpresoj qe te mbaroj sa me shpejt.

    Përgjigju
  • Arla: 23/02/2023 15:47

    Kryeministri ka shume te drejt,se eshte nje situate qe duhet te marri nje zgjidhje sa me pare,se ka sjellur deme kudo.

    Përgjigju
  • mondi: 23/02/2023 14:45

    z. kryeminister.per ne popullin e thjeshte lufta eshte shume larg.per ju si qeverri do te ishte me mire te abstenonit.se te servilosesh te medhenjve nuk eshte se e shtojne dashurine per ty.pasi te perdorin te hedhin poshte si limonin pa leng.terhiqi veshin perfaqesuesit tend ne OKB qe kerkon te perjashtoje shtetin qe ne na mundesoi hyrjen ne okb.nuk e di nese keshilltaret ta kane thene qe shqiperia eshte anetare e OKB nga vetoja ruse,prandaj duhet pak me shume mirnjohje per ata qe te ndihmuan ne nje moment te veshtire per shqiperine pavaresisht nga ideologjia qe udheheq.ideologjite shuhen kombet dhe shtetet mbeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut: Rebelët kontrollojnë aeroportin e Aleppos