Rama: Nuk jemi të pakritikueshëm
por jemi koalicion reformist/ Video
Rama: PD refuzon të pranojë dështimin

Rama: Nuk jemi të pakritikueshëm<br />por jemi koalicion reformist/ Video<br />Rama: PD refuzon të pranojë dështimin
Në rubrikën e re të komunikimit javor me qytetarët kryeministri Rama përmes një video në faqen e tij në Facebook ka folur për rezultatin e zgjedhjeve në Dibër, kandidatin e PD, Bashën dhe koalicionin qeverisës.
 
Për kryeministrin Rama Dibra e kishte të qartë se cilin duhet të votonte dhe se rezultati nuk ishte i papritur, pasi populli vendosi mes një kandidati të dalë nga komuniteti dhe një të transportuari nga SHQUP në prag të pensionit dhe që nuk votoi as për veten e tij.
 
"Pse duhet ta vononte Dibra PD? Dibra kishte një zgjidhje të qartë mes një kandidati të dalë nga komuniteti dhe një të sjellë nga Tirana, madje në prag të pensionit, i cili nuk votoi as për veten e tij.
 
Kandidati ynë ishte i preferuari i dibranëve. Nuk premtoi asgjë të hatashme, shërbëtor i mirë i njerëzve në nevojë, kandidati tjetër foli për partinë. Ai u premtoi dibranëve se me Bashën do të paguante faturat e dritave për të varfrit, apo do të bënte edhe stadiumin.
 
A mund të gjendet në jetën reale një shumicë që mund të zgjidhte atë që thotë prit 'gomar të mbijë barë
''shprehet Rama.
 
Më pas Rama është ndalur edhe te fushata që u zhvillua në Dibër duke e theksuar se populli nuk mund të vraponte pas llumit të baltës së PD dhe daulleve.
 
"Fushata jonë ishte e qetë, fushata tjetër ishte spostim i batalionit, lumit të baltës nga oborri i SHQUP-it në Dibër, pa alternativë.
 
Për cfarë arsye Dibra duhet të shkonte pas daulleve? Përveç pakicës në tkurrje që vazhdon ti besojë PD shumica nuk kishte arsye që t'i besonte
".
 
Fitoren me diferencë të thellë mbi 4 mijë vota në Dibër, kryeministri Rama e lexon si një mesazh që reformat duhet të vazhdojnë, pasi besimi është i madh.
 
Por pavarësisht kësaj, ai thekson se koalicioni reformist nuk është i pakritikueshëm, pasi ka edhe shumë për të bërë për të përmirësuar jetën e qytetarëve, por ka bërë më shumë se kushdo tjetër në këto 25 vite qeverisje në Shqipëri.
 
"Modestisht, këto tre vite kanë treguar se jemi larg të qenit të pakritikueshëm, por nuk ka asnjë krahasim me forcat përballë në Dibër dhe koalicionit reformist.
 
Përballë kishim një partie që refuzon të pranojë dështimin që e çoi në opozitë, por edhe ndryshimet që kanë ndodhur.
 
Një fjalë e urtë thotë se Dibra i ka dhënë mend gjithë Shqipërisë.
 
Me të drejtë edhe në Dibër presin më shumë se ne. Dibranët votuan për ne se janë të gjithë të kënaqur, por janë të bindur se ne jemi të vetmit që mund të bashkë me ata gjërat që Dibra pret.
 
Në Dibër ka ndodhur gjëja më normale dhe dha një mesazh të qartë. Unë vetë mesazhin e Dibrës për qeverinë dhe koalicionin e kam lexuar kështu; "Besim i madh për të bërë shumë më tepër për Dibrën dhe ne do të bëjmë më shumë sesa bënë të tjerët për 25 vite
"" përfundoi mesazhin në Facebook Rama.

Në zgjedhjet e zhvilluara në Dibër më 11 shtator, kandidati i majtë Muharrem Rama fitoi me një rezultat të thellë me mbi 4 mijë vota përballë kandidatit të PD, Sherefedin Shehu.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City

Arsenal - PSG e Leverkusen - Milan, Champions League luan sot aktin e dytë! Në fushë Barcelona, Inter dhe Man. City