Rama ka reaguar menjëherë në rrjetin social Twitter ndaj akuzave duke thënë se: “S'ka listë kryesie nëpër korridore po vetëm lista korridoresh në gazeta dhe kronika”.
Pjesë e takimit të sotëm ishin edhe krerë të partive opozitare, që kishin munguar në takimet pararendëse, si Vangjel Dule apo Preç Zogaj. Po ashtu morën pjesë edhe Skënder Gjinushi, Paskal Milo dhe Petro Koçi. Në qendër të bisedimeve të kësaj tryeze, ishte reforma zgjedhore, me në qendër ndryshimin e saj.