TIRANË, 5 Mars /ATSH-Gjergji Mima/ - Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në emisionin 'Opinion' se, pretendimin për organizimin për një vrasje ndaj deputetit Doshi e kam mësuar nga vetë deputeti, i cili më shprehu shqetësimin se ishte në dijeni të një komploti, ku përfshiheshin personat që tashmë dihet se kush janë dhe që minsitri i Brendshëm i ka renditur dje besnikërisht.
"Kemi ndjekur këtë situatë hap pas hapi me minsitrin e Brendshëm dhe u njoftua edhe Kryeprokuri. Që të ketë një hetim ligjor duhet të ketë një kallëzim, gjë që deputeti nuk ka dashur asnjëherë ta bëj", tha Rama.
Kryeminsitri u shpreh se, nuk ka pasur asnjë përpjekje për të eleminuar deputetin Tom Doshi. Kryeministri Rama shtoi se deputeti Doshi u paraqit tek ministri Brendshëm me një aktor, jo me një vrasës.
"Duhet gjetur se kush janë nxitësit e këtij procesi që qartësisht ka rezultaur në një farsë për të marrë peng opinionin publik dhe Kuvendin, duke ngritur gjithë këtë ngjarje nga një hiç", tha Rama.
Kryeminsitri Rama u shpreh se, i ka thënë deputetit Doshi të heqë dorë nga ideja se ka një komplot kundër tij, sepse kjo gjë nuk ekzistonte.
Duke folur për vrasësin e akuzuar, Kryeminsitri u shpreh se, "një njeri që shtë gati të aktrojë për miliona duhet patjetëer të jetë dikush që duhet të vijë nga bota e krimit".
Ndërsa duke folur për thirrjen që i është bërë për të dëshmuar nesër në Prokurori, Kryeministri  Rama u shpreh se, për herë të parë në historinë e këtij vendi një Kryeminsitër do të shkojë në Prokurori, jo i prangosur siç ka vajtur një tjetër Kryeministër, por për të nxjerrë të vërtetën.
"Për Policinë kjo çështje është mbyllur kohë ëm parë, sepse në fakt nuk ka pasur aspak çështje", tha Kryeminsitri Rama.
Ndërsa lidhur më kontaktet me kreune Kuvendit Ilir Meta, për këtë çështje, Rama u shpreh se, "Me Ilir Metën kemi folur që në momentin e parë dhe në fillim kemi qënë të shqetësuar dhe e kemi ndjekur me shqetësim çështjen, deri kur na u tha nga policia se kjo çështje nuk ekziston".
Lidhur me kërkesën e PD-së, për dorëheqjen e kreut të Kuvendit, Rama u shpreh se, "Në këtë vend Kryeminsitri i ka thënë Kryeprokurores lavire Bulevardi. A ka ky person fytyrë t'i kërkojë dorëheqjen kreut të Kuvvendit. Dëshminë kreu i Kuvendit ashut si unë dhe si minsitri i Brendshëm dhe ish-Kryeminsitri do ta japim nesër në Prokurori. (vijon)