Rama: Nuk ka shans ta pranoj komisionin hetimor për çështjen McGonigal

Rama: Nuk ka shans ta pranoj komisionin hetimor për çështjen McGonigal

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë se nuk ka asnjë shans që të pranojë një Komision Hetimor për lidhjen e tij me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Ai e konsideron këtë një një abuzim nga ana e opozitës, pasi thotë se ai nuk është në hetim nga drejtësia amerikane. 

“Për çfarë ? Nuk jemi në pikën që unë pretendoj se ju merreni me trafik droge dhe unë hetoj. Kjo ndodhte në kohën e diktaturës, që unë ngre akuzën dhe pastaj kërkoheshin provat. Kjo nuk ka për të ndodhur, sepse ky është një abuzim ekstrem me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë dhe të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale. Ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristal Ramës, por djali i satanait. Këtë të drejtë ta mbajnë për vete dhe ata që ju besojnë t’i venë nga pas, por nuk kanë shans ta përdorin kuvendin për ta kthyer në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme, pa asnjë bazë.  A do e pranojë Komisionin? Nuk ka shans”, tha Rama.

Duke bërë një lloj “mea culpa” për retorikën e së shkuarës në kuvend, Rama tha se aktualisht kërkon të angazhohet në punët e përditshme dhe jo në debatet politike. Kështu e ka shpjeguar edhe mungesën e tij në Kuvend, duke thënë se do të shkojë sa herë që ta gjykojë të arsyeshme.

“Unë e kam thënë më parë se të fillonte kjo zallamahi, që sa hyri viti ku kemi hyrë që do të jem shumë më i përqendruar në punët e përditshme dhe shumë më pak i angazhuar në politikën e llafeve të përditshme.

Dhe ndërkohë dua të them që jam angazhuar me zell të madh e me zjarr të madh për vite të tëra edhe në atë parlament dhe besoj pa dashjen time jam bërë pjesë e diçkaje që është një hall i madh dhe shqetësim i madh për gjithë publikun. Dhe ndjehem bashkëfajtor për gjithë atë skenë që është larg të qenit e denjë për të gjithë ata që na japin ne besimin.

Për këtë arsye nuk kam më disponim të hyj e të dal në skenën e përditshme si në fushatë elektorale. Në ditët e tjera të javës dhe muajit angazhimi im do të jetë i ndryshëm për të fshirë sadopak atë njollë bashkëfajësie për gjithë ata degradim dhe degjenerim”, tha Rama.

Opozita numëron 16 deputetë të përjashtuar nga Kuvendit, dhe për kryeministrin është mëse e drejtë duke i bërë përgjegjës pikërisht ata për sjelljen e padrejtë në seancë plenare.

“Nuk ka shqiptarë në mal që nuk pajtohet me përjashtimin e atyre që e kthejeni parlamentin në një mejhane burrash të dehur që lëshojnë nga goja fjalë që çdo familje shqiptare do i vijë turp”, shtoi kreu i qeverisë, në një intervistë në media.

Në fund, ai është e ka refuzuar kategorikisht një përballje me Sali Berishën, që e quajti “të vdekur për së gjalli”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:19
Inceneratorët/ Rama për Ahmetajn: Nëse janë të vërteta, nuk e ndihmoj dot

1676582412_800063beaf4d4bdd7.jpg

Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse akuzat ndaj ish ministrit të Rindërtimit, Arben Ahmetaj si lidhje me aferën e inceneratorëve rezultojnë të vërteta, nuk i vjen në ndihmë. Ai thekson se për këtë arsye ka qenë një nga personat që e ka mbështetur më së shumti Reformën në Drejtësi.

“Kur unë kam filluar luftën për reformën në drejtësi e besoja atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që do të thotë të hapësh rrugën që drejtësia të ketë në dorë armë dhe të godasë majtas dhe djathtas. e kam ditur e kam thënë dhe i qëndroj asaj. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë se në aspektin njerëzor unë me këtë njerëz kam patur marrëdhënie. Por kjo është gjëja që kam kërkuar. Kush shkel aty ku nuk duhet përgjigjet, kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Kam thënë gjithmonë se jemi një skuadër, kush gabon se i merr koka erë do i dali për zot vetë pastaj. Ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë të gjatë. Nëse këto që dalin nëse janë të vërteta më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot”, tha Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Razem: 17/02/2023 09:26

    Ne fakt duhet me kene rrealist njet pergjigje per ish ministrin e vet qe nga un ska mbrojtje nuk I bante Berisha ne kohen e vet.Mu nuk me inerreson asnjeni.

    Përgjigju
  • Tamami: 16/02/2023 23:31

    Pra ky thote me pak fjale qe ligji per keto pune eshte zero dhe as qe ia ndjell! Dhe mire e ka. Cjane keto komisione pa leje te tij!!! Mire do qe qe kuvendi te ngreje nje komision hetimi per ata qe kerkojne te hetojne Ramen!!! Jo vetem opoziten por edhe SPAK nese guxon e na heton udheheqesin!

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 17/02/2023 07:59

      Kauzen qe ngre sala eshte njesoj si babalja e salianjit ,o popull kuptoni cpune ka saliu me carls qe hetohet ne amerike sala te spjegoj se si duçka eshte fotografuar me salen dhe meten cfar biznesi i lidh ata qe ne 2007 ? Ti tamami me duket se ske mbaruar akoma filloren me llogjiken qe paske dipllomohu o bur se eshteturp te jesh analfabet .

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore

Legjionarët/ Asllani realizon supergol me Interin në Kupën e Italisë, Mitaj gjen rrugën e rrjetës në ndeshjen miqësore