Rama nuk pret Nishanin, prezanton
Ahmetajn si ministrin e padekretua

Rama nuk pret Nishanin, prezanton<br />Ahmetajn si ministrin e padekretua
Me shkarkimin e Shkëlqim Canit nga financat dhe emërimin e kolegut të tij në këtë post, Arben Ahmetaj duhej të ishte ministri në pritje i dikasterit të Financave, por kryeministri Edi Rama ka zgjedhur ta quajë ministri i padekretuar, duke komentuar këhstu tërthorazi mos dekretimin  e emëritmit të tij nga Nishani.
 
Teksa e ka prezantuar me këtë status  gjatë një aktiviteti për eficencën e administratës tatimore , Rama ka dashur të vë në dukje faktin që kreu i shtetit Bujar Nishani ende nuk ka dekretuar emërinin e Ahmetajt në krye të Financave.
 
Gjatë ditës së djeshme presidenti dekretoi shkarkimin e Canit dhe Ahmetajt, por jo emërimin e këtij të fundit në krye të Ministrisë së Financave dhe atë të Milva Ekonomit në krye të Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa këtë të enjte kryeparlamentari Ilir Meta e vlerësoi si çështje procedure, ku më parë dekretohet shkarkimi e më tej emërimi.

Në çelje të seancës plenare, nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj njoftoi se dekretet e presidentit Nishani për emërimet e ministrit Ahmetaj dhe Milva Ekonomit ishin futur në rend të ditës, por ata nuk u hodhën në votim.

Mosvotimi i shkarkimeve në seancën e kësaj të enjteje, lë në detyrë edhe për një javë, ministrin Cani në krye të Financave dhe Ahmetajn në krye të Ekonomisë. 

 Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat

‘Ndryshime ligjore brenda 6 muajve’, Gogu prezanton raportin e PS për 'TIMS': Rishikim tërësor i akteve që mbrojnë të dhënat