Negociatat/ Rama në Davos: Ndihemi si një varkë në mes të detit, na e kanë marrë me forcë busullën (VIDEO)

ZVICER- Kryeministri Edi Rama ishte në Gjenevë, ku po mori pjesë në Forumin Ekonomik të Davos-it. Kreu i qeverisë, ka theksuar se duhet të kuptohet se procesi i integrimit, është shumë i rëndësishme.

Ai u shpreh se Shqipëria do të bëjë më të mirë për të rritur bashkëpunimin në Rajon. Rama tha se Ballkani ndodhet si në një  varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën.

“BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa ne kemi nevojë për BE. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes”,-tha Rama.

Së pari dua të theksoj se nga sa mbaj mend për këtë iniciativë, kjo ishte mbledhja më e mahnitshme dhe e dobishme në drejtim të zgjerimit të këtij forumi.

Gjithashtu faleminderit që na mundësuat pjesëmarrjen në një audiencë në krah të personave kyç nga vende kyçe të Bashkimit Europian, të cilët përmes shpjegimeve dhe opinioneve të tyre na ndihmuan të kuptojmë më shumë, megjithëse ende na duhet të kuptojmë shumë më shumë.

Në këtë moment, vërtetë që ndihemi si një varkë në mes të detit, pasi na e kanë marrë me forcë busullën. Për ne ka shumë rëndësi ta dimë me saktësi. Është shumë e qartë që, nëse procesi i integrimit europian është karakterizuar në 5-6 vitet e fundit, të paktën, nga gjithmonë e më shumë paparashikueshmëri, ajo që ndodhi në tetor e bëri plotësisht të paparashikueshme. Ndërsa flasim, nuk kemi më mundësi të dimë se çfarë duhet të bëjmë për të marrë atë që kërkojmë, pasi është e qartë që natyra e vendimeve në Këshillin Europian është shumë më e përcaktuar nga vetë vendet anëtare të BE-së, sesa nga çfarë bëjmë, apo nuk bëjmë ne. Përcaktohet shumë më shumë nga sesi ata duan të jetë, apo të mos jetë BE-ja, sesa nga çfarë duan që të bëjmë, apo të mos bëjmë ne.

Sigurisht, vendet tona nuk janë gati të anëtarësohen, prandaj, nëse loja e “meritokracisë” shndërrohet në “lojën e fajësimit”, sa herë që mungon kapaciteti për të nxjerrë një vendim konsensual, kjo gjë nuk i sjell asnjë të mirë BE-së dhe procesit.

Ne nuk e nisëm këtë proces sepse dikush në Berlin, në Paris, apo në Bruksel na detyroi, por e nisëm sepse ishte saktësisht ajo që i duhej popullit tonë, kombit tonë e fëmijëve tanë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për ta. Megjithatë ne e dimë edhe që rajoni ka shumë potencial për të shfrytëzuar dhe ne do të bëjmë më të mirën tonë, duke rritur bashkëpunimin rajonal dhe duke bërë më të mirën tonë për të shmangur pasojat negative që sjell ky vendim i verbër, apo mosvendim i tetorit në opinionin publik apo në të ardhmen tonë.

Sigurisht, për Aleksandrin është më e thjeshtë, sepse, siç e tha, vendi i tij nuk është aq euro-optimist, por nuk mendoj se, meqë ne e kemi më të vështirë, duhet të qajmë, apo të lutemi sepse në fund të fundit e bëjmë për fëmijët dhe brezat e ardhshëm, jo për këtë brez të liderëve në Europë.

E fundit, por jo për nga rëndësia, është absolutisht thelbësore ta themi që Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, apo Europën Juglindore, po aq sa Europa Juglindore ka nevojë për Bashkimin Europian. Ata që nuk e kuptojnë këtë nuk kuptojnë mirë çfarë është në lojë, apo cilat janë sfidat e sotme dhe të së ardhmes.​”,-tha Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pirro: 09/11/2019 09:38

    Po pse nuk jep doreheqjen se ke 6 vite qe genjen te madh e te vogel ne kete vend me indekse, me sondazhe, me ertv me lloj e soj mashtruesi qe aktivizon neper port-hale sikur shqiperia ka 6 vjet qe i jane hapur negociatat. Ke 3 vjet qe nuk le me pijanec te huaj pa i dhene dekorata ne menyren me qesharake te mundshme per nje date imagjinare qe vetem ti e dije. Boll me! Je bere i padurueshem. Thjesht jep doreheqjen qe te marre fund dhe kjo agoni e ketij populli.

    Përgjigju
  • Niku: 09/11/2019 04:33

    3 shtete dhe ballkanas.Ok Serbia sepse kane treguar teknologjine por Shqiperia dhe Maqedonia ????? Teknologjine e vjedhjes dhe korrupsionit.

    Përgjigju
  • Pencionisti fukara: 09/11/2019 02:53

    Mire eshte te vrasesh veten

    Përgjigju
  • sapa: 08/11/2019 18:46

    Si anije piratesh doje te thonje!

    Përgjigju
    • Ilir: 08/11/2019 22:47

      Si gomone klandestinesh...

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë