Kryeministri Edi Rama prezantoi sot platformën sociale të projekt buxhetit 2019. Me anë të kësaj platforme kryeministri nxit edhe rritjen e popullsisë pasi me lindjen e çdo fëmije çdo prind do të marrë shpërblim që rritet në varësi të numrit të fëmijëve që sjell në jetë.

"Më e bukura është ajo që do bëjmë për fëmijët e lindur në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2000 pata lancuar çekun e bebes me 50 mije lëkë të vjetra, u prit mirë, por u kthye në një problem në malin e borxheve të trashëguara që ne kishim edhe një borxh prej 50 mln dollarësh për bebet që nuk kishin marrë cekun që ju takonte, borxh që e shlyem edhe atë si 700 mld dollarë borxhe dhe si përfundim asgjë më s'ka ndryshuar në këtë politikë e cila rikthehet në rendin e ditës me një shumëfishim për fëmijët e porsalinduar nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Cdo fëmijë i parë i një çifti merr 8 fishin e kontriburtit pra 400 mijë lekë, çdo fëmija i dytë 16 fish ose  800 mijë lekë dhe fëmija i tretë 28 fish ose 1200 mijë lekë"

Kryeministri Edi Rama

“Kjo është një praktikë e mirë e shumë vendeve, nga Suedia deri në Greqi. Mekanizmi ynë do të jetë i thjeshtë. Nga pikëpamja e masës së shpërblimit, jemi larg të qenit të fundit”

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri thotë se nga nisma e qeverisë përfiton çdo familje shqiptare pa dallim. Rama nënvizoi se deri në fund të mandatit qeveria do të punojë që librat të jenë falas deri në klasën e 9-të. Duke u shprehur se qëllimi i qeverisë është të ndihmojë njerëzit, kryeministri sqaroi se ka mënjanë edhe një fond për shpërblimin e pensionistëve për festat e fundvitit.

“Ceku do të jetë si një ndihmë për familjet që sot kanë të gjitha vështirësitë e tyre, familjet do të jenë më të përkrahura se sa kanë qenë. Masa është për të gjitha familjet pa dallim, që lindin fëmijë. E nisëm me librat falas për fëmijë nga klasa e parë deri te e katërta, vitin tjetër do të vijojmë me klasën e pestë dhe brenda mandatit do të shkojmë deri te e nënta. Reformat nuk mund të sjellin për gjeneratën tonë, gjithçka që nuk na e dhanë vitet që ikën, por duhet të sjellin gjithçka për fëmijët tanë. Janë kura të vështira me efekt më afatgjatë se afati i durimit tonë pas vitesh të tëra që të kemi një transformim të merituar. Ne jemi në diskutime si do të ndërtohet mekanizimi që do të jepet për bebet. Do të diskutojmë për të parë formulën më të mirë. Ne jemi në diskutime si do të ndërtohet mekanizimi që do të jepet për bebet. Do të diskutojmë për të parë formulën më të mirë. Realizimin e këtij objektivi e ka nxitur drejtpërdrejt ministrja e Shëndetësisë. Më e rëndësishme është mundësia për ndihmë në drejtim të njerëzve, ashtu si për familjet në nevojë dhe pensionistët. Kemi lënë mënjanë një shumë të konsiderueshme në fund të vitit.

Kryeminsitri Edi Rama

Kryeministri tha ndër të tjera se projekt buxheti parashikon rritjen e pagave në arsim, shëndetësi si dhe për ushtarakët. Sipas tij ulje taksash do të përfitojnë edhe bizneset e vogla.

“Vetëm me heqjen e taksës së sheshtë ne kemi mundësuar që 570 mln e 300 mijë dollarë të mos shkojnë në arkën e shtetit, por të mbeten në xhepin e qytetarëve. 97,4% e punonjësve në shtet kanë përfituar nga taksimi i ndershëm. Këtu jemi për të folur në lidhje me një politikë të re që duam të lançojmë. Jemi gati se kemi vendosur rregull në financat e shtetit. Na e lejojnë llogaritë sot. Do kemi rritje pagash në arsim shëndetësi dhe ushtri. Lehtësime të rëndësishme taksash, kryesori lehtësimi për një pjesë të konsiderueshme dhe aktive të biznesit që hyn në kategorinë e biznesit të vogël”

Kryeminsitri Edi Rama

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:35
‘Nga plak me shkop sot me Facebook’/ Rama tallet me Berishën (VIDEO)

Gjatë prezantimit të platformës sociale Rama nuk kurseu ‘thumbat’ për ish-kryeministrin Berisha, teksa komentoi ndjekësit në rrjetet sociale. Duke nënkuptuar Berishën, Rama tha se në kohën që nisi komunikimin nga rrjetet sociale me Twitter, ‘qytetari i sotëm dixhital ishte thjeshtë dhe vetëm një plak me shkop në dorë dhe sot ka Facebook’.

Faleminderit miqve në Facebook, faleminderit miqve në Instagram, që janë më të shpejtë, dhe më efikas, nuk e zgjasin shumë me pyetje. Dhe shumë faleminderit miqve më të vjetër, atyre të cicërimave në Twitter, kur ne hapëm rrugën e rrjeteve sociale dhe në atë kohë qytetari i sotëm dixhital ishte thjeshtë dhe vetëm një plak me shkop në dorë dhe sot ka Facebook dhe komunikon përmes cicërimave

Edi Rama

Ora 11:23
Largimet, Rama: Nuk jemi më në bunkerin e Enverit, ja pse kërkojnë azil shqiptarët

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit 2019 ka komentuar shifrat e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e BE. Ai tha se një gjë e tillë ndodh sepse shqiptarët nuk kanë akses në tregun e punës në vendet e BE-së. Megjithatë ai i cilëson shifrat propagandë.

Çështja e atyre që dalin, ikin dhe vijnë është cështje e kohës dhe lirisë për të lëvizur. Nuk jemi më bunkeri i Enver Hoxhës. Nëse shqiptarët kërkojnë azil, ndodh se nuk jemi anëtarë të BE dhe nuk kemi akses në tregun e punës. Por nga Kroacia kanë ikur në një vit më shumë se nga Shqipëria. Shifrat e ikjeve janë propagandë në këto vite. Kanë ikur më shumë se kanë ardhur, por vijnë dhe ikin dhe kjo është koha që jetojmë. Është e sigurt sikur ka njerëz që ikin, ka edhe që vijnë dhe duan të rrinë, ne na takon të shikojmë përpara.

Edi Rama

 

Ora 11:10
Rama: Shërbimi i urgjencës ende problematik, do shtohen 32 ambulanca të reja

Kryeministri Rama ka dhënë një tjetër lajm gjatë prezantimit të platformës sociale të projekt buxhetit 2019. Ai ka deklaruar se 32 autoambulanca të reja do i shtohen flotës për të përmirësuar shërbimin e urgjencës. Rama tha se shërbimi i urgjencës para katër viteve ishte inekzistent, ndërsa sot është ende problematik, por po transformohet.

Përveç një vëmendje të përqendruar te të gjithë maternitetet dhe transformimi i shërbimeve presim të finalizojmë edhe fuqizimin e flotës së autoambulancave, 32 të reja që do të transformojnë shërbimin e urgjencës, ndërsa katër vite më parë ishte inekzistent. Sot është një shërbim problematik, por po transformohet.

Edi Rama