Rama nxjerr fotot e spitalit te Dispanceria: Është si dita me natën në vetëm 7 vite, jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm mos të ndalemi

Rama nxjerr fotot e spitalit te Dispanceria: Është si dita me natën në vetëm 7 vite, jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm mos të ndalemi

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me situatën në spitalet shqiptare, ku ka publikuar edhe disa foto ku sipas tij tregojnë gjendjen e spitaleve 7 vite më parë dhe sot.

Rama thekson më tej se ka akoma shumë për të bërë, por sipas tij, “kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën”.

'Mos të mërziten ata që s’duan të shikojnë, sepse këto pamje nga infrastruktura e shëndetësisë shqiptare, si ishte deri 7 vjet më parë e si është sot, janë shumë dhe duhen shumë ditë për t’i ekspozuar në funksion të freskimit të kujtesës. Nuk është qëllimi i këtij ekspozimi as për t’u mburrur e as për të kërkuar duartrokitje, sepse ka kaq shumë akoma për të bërë sa unë jam i pakënaquri më i madh me ku jemi! Por ama kush thotë se këtu ku jemi, nuk është si dita me natën me ku ishim deri vetëm 7 vjet më parë, duhet ndihmuar të freskojë kujtesën, që ta kuptojë pa asnjë mundim se jemi në rrugën e duhur dhe duhet vetëm të mos ndalemi

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta

Prek gjyshi i Martinit në protestë: Nëse nuk vihet drejtësi, nuk më duhet më jeta