Rruga e Arbërit po merr formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të Urës së Vashës, ku shihet se kanë përfunduar punimet për ndërtimin e saj, duke shtuar se puna është kryer për së mbari.

'Ura e Vashës në Rrugën e Arbërit punë e kryer për së mbari'- shkruan kreu i qeverisë.

Ura e Vashës është një nga veprat e ndërtuara në projektin e Rrugës së Arbërit, dhe është 152 metra e lartë. Ura e Vashës ka gjashtë harqe, është 316 metra e gjatë, është e gjitha e përfunduar.

Ura e Vashës ka marrë formë të plotë me bashkimin e shpateve të malit. Në dy anët e saj gjenden tunele. Pranë urës së vashës ndodhet një tjetër urë e ngjashme, ajo e fshatit, e cila lidh dy shpate mali, që vazhdojnë direkt me tunele.