Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video nga kantieri i ndërtimit të Ekoparkut të Durrësit.

Rama e quan këtë kantierin e mushkërisë së re të këtij qyteti, ndërsa përmes videos ka sjellë në kujtesë se si ka qenë më parë, kur përdorej si vendgrumbullim i mbetjeve në Durrës.

“Mirëmëngjes dhe me gangrenën e frikshme të Durrësit dje, kantierin e mushkërisë së re të qytetit sot dhe shembëlltyrën e bukur të Ekoparkut nesër, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.