Në Nivicë kanë marrë jetë agrobujtinat e para. Investimi i parë i huaj në turizëm, projekt i një grupi investitorësh suedezë, tashmë po bëhet gati të presë turistët.
Kryeministri Edi Rama, ka publikuar një video në rrjetet sociale nga rezorti ekologjik, duke nënvizuar se po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.
Ky investim synon ta kthejë Nivicën në një destinacion të turizmit elitar përmes një resorti të cilësisë së parë 100% ekologjik.
‘Mirëmëngjes ja edhe rezorti ekologjik i investitorëve suedezë në Nivicë që po bëhet gati të çelë dyert këtë sezon.’- shkruan Rama.