Rama nxjerr videon nga Rrogozhina: Aty ku deri para 7 vitesh s'kishte ujë për vaditje, sot janë 400 hektarë të kultivuara me perime

Kryeministri Edi Rama ka postuar një video nga fshati Lekaj në Rrogozhinë, ku tregon ndryshimin që ka sjellë investimi në kanalet vaditëse për zonën, në kultivimin e frutave e perimeve.

Rama shkruan se aty ku deri para 7 vitesh nuk kishte ujë për tokën, sot janë 400 hektarë të kultivuara me perime, 160 hektarë vresht, 80 hektarë pemë frutore dhe 50 mijë rrënjë ullinj.

"Lekaj, Rrogozhinë - Një pamje e bukur e Shqipërisë që punon. Aty ku deri para 7 vjetësh s'kishte ujë për tokën, sot janë 400 ha të kultivuara me perime (shalqi, domate, speca), 160 ha vreshta kryesisht kultivarë rrushi për tavolinë, 80 ha pemë frutore (pjeshkë, nektarinë, kumbull) dhe rreth 50 mijë rrënjë ullinj", shkruan Rama.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • flori: 12/05/2021 01:25

    Bravo,,vazhdoni keto investimet, ,ta bejme shqiperine Lider ne rajon per exporte bujqesore....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’