Zëvendësministrja Italiane shprehu mbështetjen për Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe vuri në dukje se për Italinë Shqipëria është një vend i rëndësishëm dhe megjithë problemet që ndeshet aktualisht Bashkimi Evropian, Italia është në radhë të parë me vendet që janë në favor të procesit të zgjerimit dhe e shikon Ballkanin Perendimor si pjesë të Bashkimit Evropian.
Të pranishëm në këtë takim ishin deputeti Ditmir Bushati, Kryetar i Komisionit për Integrimin Europian dhe deputeti Damian Gjiknuri, Sekretar për Çështjet Zgjedhore në Partinë Socialiste.
(aq/shqiptarja.com)