TIRANË,12 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit opozitën si të pozicionuar në anën e krimit.
"Opozita në vend qe të sulmojë krimin dhe aktet terroriste, sulmon ministrin e Brendshëm dhe Policinë e Shtetit", tha Rama.
Në vijim të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama u shpreh se "Ciletdo qofshin urdhëruesit e drejtpërdrejtë dhe ekzekutuesit e kërcënimit të familjes së ministrit të Brendshëm të Republikës sonë të përbashkët, për fatin më të keq, punonjësit e policisë, ashtu si dhe të gjithë qytetaret pa dallim, janë kërcënuar psikologjikisht nga një karshillëk kriminal. Frymëzim dhe mbështetje e krimit ditët e sotme është bërë edhe politika e ditës, edhe ky Kuvend, ku krimi përdoret rëndom si lëndë e parë e fjalimeve alucinante që kriminalizojnë qeverinë dhe policinë".
"Askush që nuk është pjesë e kësaj politike krimininalizuese, qoftë shqiptar apo qoftë i huaj, që ka lidhje me Shqipërinë, nuk mund ta gëlltisë si lajthitje të radhës reagimin e Partisë Demokratike ndaj sulmeve me bomba në adresë së familjes së ministrit të Brendshëm dhe të atin përsonalisht, por nga ana tjetër, reagimet e forta të opinionit publik përmes rrjeteve sociale dhe opinionit ndërkombëtar përmes deklaratash, qëndrimesh pa asnjë ekuivok, lidhur me deklaratat e turpshme të Partisë Demokratike, qe na turperojnë të gjithëve ne përfaqësuesit e zgjedhur të popullit shqiptarë, turpërojnë partitë politike shqiptare dhe institucionet ligjzbatuese në Shqipëri. Ku si askund, si në asnjë vend tjetër demokratik në botë, opozita pozicionohet në anën e krimit, ku nuk dënojnë veprat terroriste, por tregojnë me gisht ministrin e Brenshëm dhe familjen e tij, si fajtorë që meritojnë bomba. Deklarata e Partisë Demokratike eshte fillimi i një fushate të egër shpifjesh e denigrimesh të pandërprera ndaj ministrit të Brenshëm dhe Policisë së Shtetit. E keni nisur këtë fushatë që kur filloi kthimi i policisë në krye të detyrës, kur filloi prerja e lidhjeve të krimit që ju kishi ndërtuar me krimin", u shpreh Rama.
Kryeministri Rama pohoi se "reagimet e opozitës janë aq të ulta sa dhe gjaksit me Kanunin e Lek Dukagjinit i jepet besë 24 orë, ndërsa opozita u bë palë me terrorizmin dhe shënjestruan ministrin e Brendshëm. Jam bashkuar me shumicën e shqiptarve që tregojnë me gisht drejtësinë dhe jo si ju që jeni pjesë e krimit dhe askush nuk do jua falë qoftë ato që bëtë me 21 janar, apo në bashkëpunim me krimin si në Lazarat dhe të gjitha rrugët e trafiqeve të drogës, apo korrupsionit të gjithanshëm që e zgjeruat me zellin më të madh antishtet, apo qoftë për akuzat monstruoze që nxirrni nga goja tani në opozitë, duke e kthyer mjedisin politik dhe ate ne kete këtë Kuvend në hapesirat ku emrat e krimineleve i përmendni me shumë dhe ku kundështareve u adresoheni me gjuhën e egër që asnjë prokuror nuk do të guxonte t;i drejtohej edhe kriminelit më të rrezikshëm".
"Ju nuk keni një program real reformash, as dhe lidership për të djathtën, pasi program juaj është baltosja e kundërshtarit dhe jeni në atë gjendje sa nuk ndihmoni dot as vetën, por ne nuk kemi ndërmend ta pranojmë. Ne kërkojmë penalizimin tuaj për shpifje dhe do të përballeni me ligj. Ne na kanë votuar shqiptarët për ta bërë Shqipërinë dhe do ta bëjmë pavaresisht nga shpifjet e opozitës, u shpreh Rama. /a.ke/