Edi Rama theksoi sërish sot se pavarësisht largimit nga Kuvendi, opozita e ka vendin në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërsa nuk kurseu ironinë dhe kunjat në drejtim të Bashës dhe Kryemadhit.
"Dy parti jo të parëndësishme i kanë braktisur ato, por nuk jemi ne që e duam këtë gjë. Ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër. Një grup njerëzisht nuk mund të marrin peng një projekt, si te Bregu i Lumit, apo Unaza e Re edhe për pak. Po të mos kishte ekzistuar kokëfortësia për të ndërtuar, nuk do të kishte ekzistuar Parisi. A jemi në një shumicë që nuk dëgjon? Po kush i ka dëgjuar dhe kush u ka kthyer përgjigje me shkrim 41 mijë njerëzve të zakonshëm dhe kush tjetër u ka zgjidhur mijëra halle duke i dëgjuar. Nuk po kthehem te armët kimike, por vij te Kukësi, i dëgjuam dhe u kërkuam ndjesë, se kishin të drejtë ata, dhe jo ne. Por aty ku kemi bindjen se kemi të drejtë nuk tërhiqemi.
Licencat për HEC-et në Valbonë u dhanë nga burri i atyre maleve, Saliu dhe kur diskutohej rrinte si skuth dhe fuste kokën te IPAD-i, ne bëmë sa mundëm aty ku komuniteti ka të drejtë. Basha ka folur tre orë më shumë se unë, megjithëse ka munguar 6 muaj në këtë parlament. Ne kemi pasur gatishmëri të dëgjojmë opozitën për reformën zgjedhore dhe i kemi thënë shkruajeni dhe na thoni si e doni ta votojmë. Kush i ka dëgjuar sikur i kemi dëgjuar ne këngët e librit të shtëpisë me orar dhe pa orar, kush e ka ngrënë si ne në këtë sallë, bojën, baltën dhe vezët.
Pse faji jonë është që pasi i konsumuan të gjitha mjetet e forta vendosën që të ikin nga parlamenti. Këta, edhe ju si ata jeni se nuk jeni ndryshe, por nuk e kam për ju, por ata që ishin këtu. Nuk po them kush i dëgjoi protestuesit poshtë Kryeministrisë pa ia kërcitur në lule të ballit. Tani thonë se na prekni me gaz, me cfarë t'ju tundim ato palmat, pse faji jonë është që ska erë për të shtyrë velat e varkës. Gazi lotsjellës është në protokoll dhe aty ku nuk funksionon kërcet dajaku në botë, ndërsa këtu dajakun e ha policia.
Plus që këta hipnin edhe nëpër pemë, këtë nuk e kam kuptuar se cfarë kanë. Jemi i vetmi vend që lyhen shtyllat me graso se ngjiten këta. Prapë u kemi lënë një vend në komisionin e reformës, të dëgjojmë edhe Murrizin këtu që na tregon lidhjet me Oerd Bylykbashin. Ata nuk na mundin dot prandaj kanë hyrë në një proces të mundjes së vetëvetes dhe ne kemi përgjegjësinë maksimale, jo të fitojmë por të dëgjojmë njerëzit dhe të qeverisim, duan ata, apo nuk duan, do apo nuk do Mediu, Nardi dhe qirje Vangjeli" tha Rama.
Lajmi kryesor: