Rama- opozitës: T'i bashkojmë forcat e t'i flasim popullit me të njëjtën gjuhë! Bardhi: Ftesë false për të mbuluar dështimet

Rama- opozitës: T'i bashkojmë forcat e t'i flasim popullit me të njëjtën gjuhë! Bardhi: Ftesë false për të mbuluar dështimet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë një ftesë publike opozitës, specifikisht kryedemokratit Lulzim Bashës, për një takim online, me qëllim për t'i folur popullit në këtë kohë pandemia me një gjuhë të përbashkët. Në daljen për mediat, ku prezantoi paketën e re financiare, Rama tha se opozita duhet të bashkojë forcat dhe ekspertët si në aspektin njerëzor, për të pasur sa më pak jetë njerëzish të humbura ashtu edhe ekonomik.  

"Opozita e ka humbur mundësinë për të na ardhur në ndihmë, për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe për të bashkuar rezistencën ekonomike, Ia kam kërkuar Bashës, të bashkojë forcat me mua dhe ekspertët, qoftë për të fituar ku është vijën e zjarrit dhe për të rezistuar ekonomikisht. Përgjigjen e keni dëgjuar të gjithë, akuza për punën heroike dhe receta me iluzione. Nuk po qahen dhe nuk dua të fajësojë askënd, jam i keqardhur që në vend të bashkimit që pushteti që duhet mbrojtur është jeta e çdo njeriu, nuk janë ulur armët të luftës, as në emër të njerëzve dhe as në emër të atdheut. Kurrë nuk është vonë, thirrja ime është le t;i bashkojmë forcat dhe t'i ballafaqojmë në distancë sociale, por sy më zy në takime online, le ti flasim popujve në një zë për të mbrojtur çdo jetë shqiptari, që nga Shkodra, si komunist deri në Vlorë, si opozita që mundte me të qeshura. Le të bëhemi bashkë e të dalim faqebardhë nga ky takim. Uroj që nga ky apel i sinqertë të mos bjerë në vesh të shurdhët, se sa kemi kaluar mesin e tunelit dhe na ndan nga dalja", tha Rama.

Megjithatë, ftesë false, e ka quajtur Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, sipas së cilit ka si qëllim të fshehë dështimet e tij! Bardhi shton se kjo ftesë është akoma e pakuptime pasi ai e ka refuzuar më herët thirrjen e bërë nga opozita.

" Edi Rama kërkon të fshihet pas thirrjeve false për bashkëpunim me opozitën për të mbuluar dështimin e tij. Ai ka refuzuar që në fillim bashkëpunimin dhe ndihmën konstruktive të opozitës. Madje ka harxhuar energji dhe orë të tëra duke sulmuar opozitën me batuta ordinere dhe bajate, në vend që të fokusohet tek emergjenca. Ftesat janë false dhe bëhen vetëm për të mbuluar dështimin e tij, që këtë radhë është edhe më i madh dhe i dëmshëm se më parë", tha Bardhi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YYY: 13/04/2020 22:00

    Ftesa e Rames eshte gjest i vullnetit te mire per bashkepunim me opoziten. Po edhe ai vet e di se ndihma e bashkepunimi i tyre as dreqit nuk i duhet.

    Përgjigju
  • Fatbardh kasem ziu: 13/04/2020 21:13

    O fatbardh ziu o hamall i thesit të mjellit po mjaft lefe o derdimen. Po ndryshojeni njëher vrimën e fyellit se me një vrim i bini fyellit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen