TIRANË - “Iku edhe një kryeministër i djathtë pasi rrënoi institucionet dhe ekonominë e Bullgarisë! Së shpejti një socialist, miku ynë Stanishev, do votohet si Kryeministër”.
Me të tilla fjalë ka përcjellë në “Twitter”, dorëheqjen e Kryeministrit të Bullgarisë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, njëherësh, Zv.president i Internacionales Socialiste.
Kjo deklaratë e Ramës ecën në vazhdën e një deklarate të mëparshme të tij, në të cilën ka thënë se “tani në Europë, era po fryn majtas”, dhënë gjatë takimit që mbështeste kandidatin socialist në Itali, Pierluigi Bersani, për Kryeministër, në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 24 shkurt.
Redaksia Online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com