TIRANE- “Mesazhi i ambasadorit të SHBA për përçartjet nacionaliste këmbanë alarmi! Bashkimi Kombëtar nuk vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv.”- deklaron kreu i PS-së në profilin e rrjetit social Twitter.
Reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së ambasadorit Aleksandër Arvizu i cili dënonte deklaratat nacionaliste dhe bënte thirrje për kujdes pasi tensionet etnike nëse zgjohen janë të vështira për t’u kontrolluar.
“Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s’kanë më vend në rajonin tonë. Ta bëjmë Bashkimin Kombetar përmes rrugës së re të Europës. Shqiptaret janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirëkuptimit europian. Kurrë s’mund t’i cënojmë këto me politika të vjetra rrënuese ”- shkruan kreu socialist në Twitter.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com