Pas vizitës dy-ditore në Serbi, agjencia e lajmeve serbe “NIN” i ka marrë një përshtypje kryeministrit Edi Rama mbi pritshmërinë e vizitës së tij në Beograd. Gjatë intervistës, Rama është shprehur se nuk ishte një vendim i dyanshëm për të mos përmendur Kosovën dhe se nuk ka shkelur protokollin gjatë konferencës për shtyp me homologun Aleksandër Vuçiç në momentin ku u bëri thirrje autoriteteve të pranojnë ‘realitetin e pavarësisë së Kosovës”.
“Unë nuk e kuptoj përse të mos e përmendim këtu Kosovën, kur ajo përmendet kudo. Nuk isha nervoz, duhet të pyesni Vuçiç nëse ishte ai. Unë mendoj se kam qenë shumë i sinqertë, i hapur dhe i qartë. Thashë vetëm të vërtetën. Takimi ishte i vështirë, konferenca për shtyp ishte rutinë, por e vërteta është thënë, pasi u realizua komunikimi i hapur dhe i ndershëm. Edhe pse ballafaqimi me Vuçiç ishte i vështirë, mendoj se ishte i arsyeshëm. Unë preferoj një rrugë më të vështirë, sepse kjo sjell një miqësi shumë të fortë”, tha kryeministri Rama.
Rama shpjegoi se me ish-presidentin Boris Tadiç ka pirë një kafe miqësore, ndërsa me presidentin Tomislav Nikoliç nuk është takuar pasi nuk e kishte planifikuar një gjë të tillë.
Ndërkaq, ka shtuar se arsyeja e vizitës së tij në Serbi ishte hapja e një kapitulli të ri me Serbinë, duke mohuar të jetë ndikuar nga kancelarja gjermane Anglea Merkel.
Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi gjithçka që është arritur me anë të dialogut Kosovë-Serbi edhe për minoritetin serb në Kosovë, duke shprehur shqetësimin se përse nuk veprohet kështu edhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com