Reagon lideri i PS, Edi Rama, mbi takimin e partive të vogla, në rrjetin social Twitter.

“E përshëndes takimin e partive të vogla dhe përsëris angazhimin e PS për një reformë gjithëpërfshirëse,” shkruan Rama në Twitter.

Të mbledhur në një tryezë, përfaqësuesit kryesorë të 10 partive të vogla, të majta e të djathta, e, mes tyre PR, LSI, PSD, PDS,etj dolën sot me një qëndrim të përbashkët për reformën zgjedhore duke i kërkuar dy partive të mëdha PD-PS të marrin parasysh kërkesat për ndryshimet në reformën zgjedhore.

Ata kërkojnë reformë elektorale gjithëpërfshirëse, lista të hapura, numërim elektronik, dhe korrektim kombëtar të sistemit aktual zgjedhor.