TIRANË- Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë së shpejti 900 euro. Një arritje historike e ka quajtur kryeministri Edi Rama për vendin tonë, ndërsa thotë se paga mesatare thuajse dyfishohet me këtë rritje. Brenda harkut kohor të një vitit, Rama shkruan se paga mesatare do të shkojë në 900 euro. Kreu i qeverisë nënvizon se kjo do të ndodhë vetëm falë rritjes së të ardhurave për shkak të rritjes ekonomike që ka përfshirë vendin sidomos vitin që lamë pas, duke theksuar rekordin në eksporte, turizëm. Një tjetër arsye sipas Ramës është edhe forcimi i shtetit dhe uljes së korrupsionit në tatime e dogana.

PAGAT E REJA, falë të cilave paga mesatare në Shqipëri thuajse dyfishohet duke arritur majën historike të 900Eurove në 2024, janë frut i një përpjekjeje të gjatë, këmbënguljeje e durimi të madh për reforma të vështira e masa të domosdoshme për ekonominë dhe për financat tona, rritjeje të të ardhurave falë rritjes së ekonomisë, tregtisë, investimeve publike e private, rritjes së prodhimit e të eksporteve, modernizimit të sistemit të mbledhjes së taksave përmes kompjuterizimit të transaksioneve në kohë reale, lehtësimit e rritjes së shpejtësisë së shërbimeve për biznesin falë digjitalizimit të tyre, forcimit të shtetit në tërësi dhe uljes së ndjeshme të korrupsionit në tatime e dogana, po mbi të gjitha, PAGAT E REJA janë frut i punës sonë të përbashkët, të çdo shqiptari e shqiptareje, që në shtet a në privat, kontribuon për ekonominë shqiptare me punën e vet”, shkruan Rama.

Paga mesatare në vend do të shkojë nga 563 euro në 900 euro. Ndërkohë paga miniamle nga 34 mijë lekë ka shkuar në 40 mijë lekë. Rritja e pagave do të shtrihet në dy faza. Brenda këtij muaji, me vendim të Këshillit të Ministrave, do të rritet paga për punonjësit e arsimit, shëndetësisë, zjarrfikësve, si edhe për policinë e Shtetit, Burgjeve dhe Gradës. Ndërkohë, në fazën e tjetër do të rritet paga për administratën, pasi projektligji të kalohet në Kuvend.

TABELA E NDRYSHIMIT TË PAGAVE
PAGA MESATARE
 ishte 563 euro- Bëhet 900 euro
ADMINISTRATA PUBLIKE: Nga 49 000 lekë - Bëhet 81 000 lekë
MËSUESIT E ARSIMIT BAZË: Ishte 74 000 lekë - bëhet 95 000 lekë
MËSUESIT E CIKLIT TË MESËM: Mbi 1 milionë lekë
PEDAGOGËT: Paga bazë rritet + 20%
INFERMIERËT: Paga bazë 87 000 lekë, me shtesat mbi 90 000 lekë

Tabela si ndryshojnë pagat