Seanca e fundit parlamentare për këtë sesion do të ishte mbyllur me monotoni nëse Edi Rama dhe Sali Berisha nuk do të bëheshin bashkë në pjesën e fundit të saj. Ish-kryeministri e shfrytëzoi këtë mbledhje për të mbajtur një fjalim të gjatë, që rri asnjëherë në praktikën e tij ishte i shkruar, mbi miratimin e reformës në drejtësi.

Që prej miratimit të 22 korrikut, Berisha ja kishte lënë stafetën e komunikimit me median, në përpjekje për t’i atribuuar të gjithë meritat, Lulzim Bashë, gjë të cilën e bëri edhe dje gjatë fjalimit të tij. Por këmbëngulja e Berishës për t’ia dhënë Bashës dhe PD-së të gjitha meritat e konsensusit dhe miratimit të reformës, përfshiu në debat kryeministrin Edi Rama, i cili kishte hyrë e dalë disa herë nga salla, por nuk kishte folur në asnjë moment.

22 korriku është një ditë unike në historinë e këtij vendi për faktin se, për herë të parë, një konsensus i diktuar nga opozita votohet nga 140 vota. Por dhe sepse për herë të parë kryetari opozitës, njeriu që e nxori prej leckash nga bashkia Edi Ramën, dhe që s’ka burrëri të ballafaqohet ndonjëherë me të, iu ul aty ballë për ballë, krashi, dhe shqiptarët panë njeriun që vjen i gëzuar, i qeshur dhe i sinqertë për shërbimet që i bëri PD dhe ai vendit, dhe njeriun që ikën, i cili sa nuk ia mbathi me vrap për t’u larguar nga mediat. Faleminderit! Tani, mbas meje merr fjalën, se je dhe kryeministër. Kupton apo jo?”-u shpreh Sali Berisha.

Kryeministri nuk la pa ja plotësuar dëshirën, duke i dhënë edhe një porosi.

Sali, unë kam 3 vjet këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, tamam si ata dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim në kohën e partisë tënde të parë që të mos i kapte në kundërthënie Gjykata. Mirë ke bërë, se, tani që kaloi paketa kushtetuese do të duhet të bësh disa fjalime me shkrim, parashikoj unë, se reforma vazhdon edhe si dihet se ku do jesh dëshmitar në të ardhmen. Për sa i përket asaj të dytës, për këtë partinë e dytë tënden, një gjë të them Sali: atij djalit që ke lënë roje aty, o jepi lirinë, o thuaji që mos ankohet se nuk e lë ti. Se na bën qesharak të gjithëve, se opozitën e duan të gjithë. Urime për fitoren!”-tha Edi Rama.

Por Berisha kërkoi përsëri fjalën për t’ju përgjigjur kryeministrit me të njëjtën monedhë.

“Së pari, i bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë menjëherë hetimet, se Old Mayer, pasi humbi të gjitha ligjet tani ka filluar të thërrasë prokurorët në zyrë e tu thotë atyre se do te të emërojë kryetar te SPAK-ut. Mos harro se Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi atje ku do të përfundosh edhe ti shumë shpejt. Se dyti, falënderoj kryesinë e parlamentit që sot e bëri ditë pune. Me vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi një dite si kjo të çilen të gjitha mediat e lidhin me një ngjarje tënden, dhe unë i uroj edhe 100 vjeç djalit dhe shëndet, por ky është një akt fyes për te gjithë shqiptaret. Ti nuk mund të besh akte të tilla. Se pastaj duhet të presim ditëlindjen tënde të bësh pushim, ditëlindjen e doktoreshës (Anetës) pushim, ditëlindjen e Lindës pushim dhe këto janë çmenduria”- tha Berisha.

Edi Rama ju përgjigj duke i treguar dyert e gjykatave, të cilat do të shkunden nga reforma.

Fakti që në ditë pushimi ti bëre fjalim me shkrim, tregon se sa shumë i lumtur je që kaloi reforma. Por mos u mërzit, e kaluam pak edhe në Kushtetuese. Siç e kam thënë, ashtu do bëhet! Do ta shikosh vetë se si të tërë prokurorët e gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd, do ikin aty ku e kanë vendin dhe do pastrohet Pallati i Drejtësisë nga gjithë llumi që mblodhe ti. Kjo është e sigurt. Të tjerat pastaj ia lëmë kohës Sali. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim. Më dëgjo mua, se do të të duhen”-tha Rama. Në mbyllje, Sali Berisha e quajti Ramën një njeri të pa shpresë: “Pas prokurorëve dhe gjykatësve e ka llumi i politikës, përgatitu mirë se po te garantoj se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta sepse ai ka një te njëqindtën e krimeve dhe lidhjeve te tua kriminale. Ndaj dhe je i pashpresë”.

Replikat mes Ramës dhe Berishës
Rama: Sali unë kam tre vjet këtu dhe është hera e parë që je përgatitur me shkrim, tamam si ata dëshmitarët e rremë që përgatiteshin me shkrim më parë që të mos i kapte gjykata.

Tani që kaloi reforma në drejtësi, duhet të përgatitësh disa fjalime me shkrim, se reforma vazhdon dhe nuk i dihet ku do jesh dëshmitar. Atij djalit që ke lënë roje aty te PD ose jepi lirinë, ose thuaj të mos ankohet që nuk e lë ti.

Berisha: I bëj thirrje prokurorit të përgjithshëm të nisë menjëherë hetimet, se pasi humbi të gjitha ligjet, tani ka filluar të thërrasë prokurorët në zyrë. Mos harro se Ponta me ligje i emëroi dhe përfundoi atje ku do të përfundosh edhe ti shumë shpejt. Falënderoj kryesinë e parlamentit që sot e bëri ditë pune. Me vendimin tënd për të shpallur ditë pushimi të sotmen, që të gjitha mediat e lidhin me një ngjarje tënden, dhe unë i uroj edhe 100 vjeç djalit. Ti nuk mund të vësh akte të tilla. Se pastaj duhet të presim ditëlindjen tënde të bësh pushim, dhe këto janë çmendurira.

Rama: Fakti që në ditë pushimi ti bërë fjalim me shkrim, tregon sa i lumtur je që kaloi reforma. Do ta shikosh vetë se si të tërë prokurorët dhe gjykatësit që janë të lidhur pas trungut tënd do ikin aty ku e kanë vendin. Përgatitu për më shumë fjalime me shkrim më dëgjo mua se do të duhen.

Berisha: Pas prokurorëve dhe gjykatësve e ka llumi i politikës, përgatitu mirë se do përfundosh aty ku është miku yt Ponta. Je i pashpresë.​
 
Tahiri: PD u detyrua që të miratonte reformën në drejtësi
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi sot në parlament se PD u detyrua të votojë reformën në drejtësi. Tahiri deklaroi se PD nuk e do reformën në drejtësi, por u detyrua që ta votojë me pahir. Ai iu drejtua opozitës, duke thënë se nuk mund të vini këtu dhe të deklaroni se ju jeni fituesit, pasi fitues të vetëm janë shqiptarët.

Prokurorët dhe gjyqtarët për 25 vite me radhë, nën çekiç bëjnë llogari për ti rënduar qytetarëve. Ajo që sot është e qartë dhe që s’ka dyshim asnjë qytetarë, është s cilët nga ky parlament se cili ishte kundër dhe pro. Pyesni se kush e donte reformën në drejtësi. Për një Saliu kishte për një gjë të drejtë; se ju u detyruat të votonit reformës. Armët i keni nga ky këtu (Berisha). Askush nga ju nuk fliste kur ndodhi ngjarja në Gërdec. Ja kjo është drejtësia që kërkoni ju për ti dhënë mundësi gjyqtarëve. Ju thoshit se ne do kapim sistemin gjyqësor. Po a ju kujtohet se s thoshte ish-kryeministri, dhe na kujtonte se si të lanim gojën kur përmendim emrin Gjin Gjonit? Ja pra kjo është reforma në drejtësi që nuk donit ju. Ju nuk doni që drejtësi të bëhet pavarësisht të gjithave. Ju u detyruar dhe e votuat me pahir reformën në drejtësi dhe s’mund të vini këtu e të bëni përralla se fituat ju. Jo mo jo, fituan qytetarët.

Sot flisni për armë mbajtje pa leje kam rreshtuar disa vendime, edhe nga presidenti Nishani, që janë dënuar për armëmbajtjeje pa leje, e janë lënë të lirë. Ju flisni për cënim të ligjit, sesa gjyqtarë dhe prokurorë që rrisin kriminalitetin. Për çfarë sovraniteti flisni? Sovranë ishin ju për 25 vite. E Ja çfarë derexheje bëtë. Shitët detin, ja pra ky është sovranitet. Ne duam një Shqipëri tjetër, një mundësi tjetër, një të ardhme tjetër. Kjo nuk ka lidhje me ne. Ne duam që Shqipëria të bëhet e pavarur, nga pushtet politik që fare kollaj e ka pasur të mbajë drejt drejtësinë. Arjan Aliaj merr një vendim që të kthejë tokë një qytetari dhe ai në këmbim i jep tokë. Po çfarë është kjo? Ky parlament sot shqyrton ndryshimet në kodin penal. Unë kam qenë i ashpër, pasi armëmbajtje pa leje duhet të ketë dënim të ashpër
”, tha Tahiri.



Reforma, Berisha jashtë seancës: Mazhoranca u nda, LSI nuk pranoi kapjen
Pasi përfundoi fjalën e tij në Parlament, ish-kryeministri Berisha theksoi se maxhoranca u nda në procesin e Reformës në Drejtësi, pasi një krah i rëndësishëm i saj (LSI) nuk pranoi kapjen që qeveria po tentonte ti bënte sistemit të drejtësisë.

Të enjtën që kaloi reforma në drejtësi u votua në parlament me konsensus të plotë. Kjo ishte maratona më e gjatë dhe akuza të ashpra, me negociata të vështira në nivele të larta.

Konsensusi i kësaj reforme nuk ishte konsensus i vullnetit të mirë, konsensus i dëshirës apo zemrës së të gjitha palëve siç duhet të ishte. Konsensusi i 22 korrikut ishte i imponuar deri në orën e fundit nga njëra palë.  Në këtë konsensus udhëhoqi opozita, jo me kërcënime, apo miliona eurove ndoshta të vjedhura në aeroport, por ata çanë çdo kusht, çdo bllokim që iu përpoqën ti bëheshin padrejtësisht asaj. Një krah i rëndësishëm i maxhorancës ndau dhe mbrojti me opozitën parime dhe vlera. Në një moment kritik u nda me qeverinë që donte të kapte me çdo kusht drejtësinë
”- deklaroi Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, nga ky konsensus fitoi Partia Demokratike dhe LSI-ja, që siç tha ai, në momente kritike mes konsensusit dhe bashkëqeverisjes zgjodhi konsensusin.

“Kush fitoi? Në veçanti fitoi PD-­ja, e cila nga e përjashtuara e madha e në fillim të procesit, u bë promotore e reformës. PD nisi pjesëmarrjen në këtë proces e dënuar marrëzisht nga përpjekja për konsensus. Megjithë qëndrimin e Edi Ramës që në fillim të punës, gjer orën e fundit punoi pa u lëkundur dhe qëndroi e gatshme të paguante çdo çmim për konsensusin që i duhej Shqipërisë. Në këtë arritje historike të PD-­së një rol thelbësor ka luajtur mbështetja e fuqishme e qëndrimeve të PD­-së nga aleatët tanë si dhe qëndrimi i vendosur pro konsensus i zotit Ilir Meta”- deklaroi Berisha.