Rama paralajmëron masa më të rrepta anti-COVID pas takimeve të Bashës: Provokator, bëri viktimën në Elbasan

Rama paralajmëron masa më të rrepta anti-COVID pas takimeve të Bashës: Provokator, bëri viktimën në Elbasan

Kryeministri Edi Rama teksa i ka bërë thirrje kreut të PD Lulzim Basha të ndalë takimet elektorale dhe grumbullimet duke i kujtuar rrezikun e pandemisë, ai ka paralajmëruar masa më të rrepta duke theksuar se nuk kanë dashur të ndëshkojnë ekonominë por nga ana tjetër shton se kjo nuk duhet të thotë që njerëzit të lëshohen përtej nevojave të punës, të jetës së përditshme në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës. Këtu ka komentuar dhe situatën e krijuar në Elbasan duke thënë se Basha bën viktimën sikur u sulmua.

“Nëse është nevoja për të zgjeruar më shumë se sa një numër i kufizuar njerëzish që mund të grumbullohen së bashku, këtë nevojë do ta adresojmë së bashku dhe do ta adresojmë duke iu drejtuar autoriteteve. Nuk më takon mua dhe nuk na takon ne ta bëjmë të vetëm këtë gjë pasi ne nuk e kemi problem, mund të shkojmë deri më 25 prill me 10 veta në çdo event dhe na mjafton të mbajmë distancat dhe kaq.

Por nëse është e nevojshme mund t’i drejtohemi autoriteteve, por nuk mund dot të vazhdohet kështu. Unë i ftoj të gjithë shqiptarët të mos jenë tolerantë në opinionin e tyre në raport me këto shfaqje që të kujtojnë ato mitingjet pa shije të viteve ‘90. Hip mbi makina, mblidh njerëz me dy gishta, grumbullohu me flamuj deri dhe në një festë si ajo në Elbasan.

Vër ulërimën, krijo kot ndotje akustike në mes të qytetit, madje në mes të një feste dhe pastaj bëj dhe viktimën sikur u sulmove, ndërkohë që qëndron aty si një provokator i njerëzve pa dallim dhe me montazhe skuthash krijon komplet idera të gabuara mbi atë që në fakt ka ndodhur dhe që nuk kishte lidhje as me mua as me ne që ishim aty, por ishte rezultati i mungesës së plotë të përgjegjshmërisë. Provokime, acarime, tensionime krejt të panevojshme”, deklaroi Rama.


Lajmi kryesor:

Rama thirrje publike Bashës: Freno shfaqjet, po bën dëm të madh! Përshëndet fitore imagjinare duke shkelur masat anti-COVID me mbledhjen e tufave (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium