Rama: Pas energjisë nis aksioni 
 i naftës, do dënojmë abuzuesit

TIRANE - Pas operacionit kundër vjedhjeve të energjisë elektrike në javët e ardhshme do të nisë edhe operacioni për abuzuesit me naftën dhe cilësinë që ata hedhin në treg. Paralajmërimi u nga Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në bilancin e OSHEE për skemën lehtësuese.

Kryeministri Rama theksoi se tashmë i ka ardhur fundi periudhës së abuzimit me naftën në Shqipëri të të gjitha pikave qofshin këto naftënxjerrëse apo edhe karburantet.

Lidhur me këtë Rama u shpreh se do të ndryshohet edhe legjislacioni për të iu dhënë abuzuesve përgjigjen para drejtësisë. Duke u ndalur në shpërthimet e ndodhura në Patos Marinzë, shefi i qeverisë nënvizoi se askush nuk mund të pasurohet duke përfituar në kurriz të shqiptarëve, dhe aq më tepër të abuzojë me pasuritë natyrore të Shqipërisë.

Rama paralajmëroi se për shpërthmiet në Marinzë do të këkrohet një audit ndërkombëtar, dhe në bazë të të cilit “Bankers Petrolium” do të mbajë përgjegjësitë që i takojnë. Dhe e gjitha kjo për kryeministrin do të bëhet që të mos ketë më abuzime ku shqiptarët paguajnë për naftë, dhe vetëm diçka e tillë nuk u jepet.

“Ashtu siç e kemi nisur edhe këtë operacion të madh që do të vazhdojë, ashtu do të nisim edhe një operacion tjetër duke bërë një paralajmërim, kush i shet shqiptarëve naftë që nuk përmbush standardet e cilësisë ka vetëm pak javë kohë për t’u kthyer një herë e përgjithmonë brenda kornizës së ligjit. Operacioni do të jetë frontal nga pikat hyrëse në dogana, tek çdo pikë nxjerrje e naftës deri në çdo pikë shitje të vendit. Është një operacion që nuk do të tolerojë askënd. I siguroj të gjithë ata që kanë lidhje me këtë paralajmërim se nëse nuk do e kuptojnë në këto pak javë, do të paguajnë një çmim shumë të lartë. Ne do të ndryshojmë edhe legjislacionin siç bëmë me energjinë.” theksoi në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve

1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg kapitenët e dy anijeve