SARANDE- Kryeministri Rama zhvilloi dje një takim me drejtues të pushtetit lokal në Sarandë për të disktuar në lidhje me programin e investimeve në bregdetin e Jonit. Rama vuri theksin në një projekt gjithëpërfshirës në të gjithë vijën bregdetare të Jonit, jo vetëm në Llogara, por projekti të përfshijë edhe parkun e Llogarasë, Orikumin.
Rama nënvizoi se pastrimi i bregdetit nga ndërtimet pa leje nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë deri në Butrint
"Kemi ndërmarrë një aksion që nuk do të ndalet, pastrami i bregdetit të Vlorës dhe krijimi i kushteve për të krijuar një projekt të standardeve më ë mira të Mesdheut duke kthyer Vlorën në një portë dinjitoze të Mesdheut është vetëm një pjesë ndërkohë që aksioni do të zbresë deri në Butrint. Kush ka marrë përsipër të ndërtojë duke marrë peng të ardhmen e fëmijëve të gjithë këtij vendi duhet të paguajë dhe do paguajë. Nuk do të lëmë okupatorë të detit që bëjnë biznes mbi det. I kemi shembujt në mes të Sarandës, pistat të tëra mbi det. Nuk shikon det. Ecën në Sarandë dhe nuk e shikon detin, kthehu majtas e djathtas mure dhe vetëm në të cara sheh det. E kush do vijë për të hedhur para nëse nuk do të shikojë garanci se mbasi ai investon do dalë një tjetër ta vë murin përpara. Se u bë modë që murin ta ngrenë mbi det. Këto janë gjëra që nuk do të tolerohen më. Pastrimi është vetëm vendosja e themelit për të ndërtuar e zhvilluar. “- tha Rama.
Rama vlerësoi Sarandën si zonë prioritare për zhvillimin ekonomik dhe deklaroi se investimet nuk do të bëhen të copëzuara me qëllim që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm të zonës së tërë.
“Ky është program i parë që konsideron zhvillimin e qëndrueshëm të një zone të tërë, jo të krijuar rastësisht por që për qeverinë shqiptare është prioritare për zhvillimin ekonomik, jo vetëm të njerëzve që jetojnë këtu por mbarë vendit tonë”- tha Rama
Ai vlerësoi si të rëndësishëm tejkalimin e kufijve vendore që i hap rrugë një qasje shumë të kërkuar nga vetë burimet e financimit përkatësisht nga donatorët që do të jetë prioritare edhe për qeverinë.
“Nuk do të vazhdojmë me traditën e financimeve që e bëjnë copë e thërrime buxhetin modest të shtetit dhe në fund në vend që të prodhojnë zhvillim të qëndrueshmë krijojnë plagë përmes copëzave që nuk janë të lidhura me njëri tjetrin. Financimi copë e cikë nuk a zgjidhur ndonjë problem por i ka shtuar. ”- tha Rama.
/Shqiptarja.com