Rama: PD bën propagandë me
hashashin, po luftohet seriozisht

Rama: PD bën propagandë me<br />hashashin, po luftohet seriozisht
Gjatë seancës së sotshme, Kryeministri  Rama ka deklaruar se PD po bën një propagandë të shthurur për hashashin

Në vitin më të mirë të qeverisjes së PD u asgjësua vetëm 7 për qind e sipërfaqeve me hashash”, ka thënë Rama, duke i bërë kontrast pretendimeve të opozitës me ndërhyrjen në Lazarat

Kur erdhëm në pushtet shkatërruam 96.4% sipërfaqja e shkatërruar në 2014, ndërsa PD në vitin më të mirë shkatërroi vetëm 7% të sipërfaqes së mbjellë

"Ky fenomen po luftohet seriozisht që kur erdhi në pushtet kjo qeveri dhe kur u vu në detyrë ky ministër i Brendshëm”, ka thënë Rama, duke iu referuar Saimir Tahirit. 
 Rama deklaroi se Lazarati ishte banka e madhe e parase së zezë, por që e shkatërruam të gjithin.

Lazarati ka qenë banka e madhe e parasë së zezë, të cilën ne e shkatërruam”, ka thënë ai

Duke iu referuar komunikatave të policisë kur në pushtet ishte qeveria e djathtë, Rama ka deklaruar se asgjësimi i sipërfaqeve me kanabis atëherë ishte minimal. 

Me ironi Rama shtoi se sot mori vesh që edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi disponon parcela me drogë në Pukë, ndërsa nuk ka dijeni për Pandeli Majkon.

"Po bëhet propagandë e shthurur për hashashin. Sot dëgjova që edhe Niko ka parcela në Pukë, ndërsa Pandi është vënë në kontakt për disa parcela në Dibër. Situata është tërësisht ndryshe që në kohën kur ministër ishte Bujar Nishani.  Po ju lexoj një komunikatë: ku e gjithë Shqipëria ishte e mbuluar me hashash. Dhjetëra fshatra ishin të mbulur me hashash. Në 2008, sipas komunikatave të policisë i gjithë vendi ishte i mbuluar me hashash. Në gjithë kohën kur qeveristë PD, Shqipëria ishte mbuluar nga hashashi, e thonë komunikatat e policisë.Në vitin më të mirë të PD janë shkatërruar vetëm 7% e sipërfaqes së mbjellë me hashash në gjithë territorin
 Lazarati banka e madhe e parase së zezë, e shkatërruam të gjithin. Ky është ndryshimi mes nesh dhe jush.Kultivimi i hashashit është postuar në thellësi, nuk është më haptas si dikur. Por dryshe nga ju, ne e kemi hapur fenomenin e hashashit dhe po e luftojmë seriozisht
", deklaroi Rama

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim