Rama-PD: Bujrum për dialog
por harroni qeverinë teknike

Rama-PD: Bujrum për dialog<br />por harroni qeverinë teknike
Kryeministri Edi Rama fton Partinë Demokratike për dialog, por i kujton se duhet të harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve përtej dekretit Kushtetues, 18 qershor. 

Gjatë "Komunikimit Javor" në Facebook, kreu i qeverisë përsëriti se kriza e PD nuk do të kthehet në krizë të shqiptarëve. 

Sipas tij, qëndrimi i mazhorancës është i pandryshueshëm, qeveri teknike nuk ka, sikurse nuk do të ketë as shtyrje të datës së zgjedhjeve. Dialog, tha Rama, mund të ketë për ndryshimin e ligjit elektoral. 

"Bujrum të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që forcon ligjin e zgjedhjeve. Të dialogojmë për çdo mekanizëm që i duhet PD që të ndjehet plotësisht e garantuar në zgjedhjeve. Të dialogojmë për gjithçka që mund të dialogojmë. Por qëndrimi im është dhe mbetet i pandryshuar, PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit dhe jo partive. Qeveritë zgjidhen nga populli dhe jo nga çadra. 

Sidoqoftë, kriza e thellë e PD as nuk është dhe as nuk do të bëhet krizë e vendit. Me apo pa PD, populli duhet dhe do të zgjedhë i lirë në ditën e sovranitetit të tij të pakundërshtueshëm, qoftë në zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Kavajës, qoftë në zgjedhjet për Parlamentin e ri për katër vitet e ardhshme.  

Shqipëria që duam është aspirata jonë dhe amaneti i atyre që luftuan për kombin tonë ndër shekuj. 
 
Jemi gati të dialogojmë por askush nuk na imponon dot përsëritjen e avazeve të vjetra. E shkuara nuk do të përsëritet më. 

E ardhmja vendoset në 18 qershor, jo për 4 vitet e ardhshme, por për fatin e gjeneratës. Vetëm populli mund dhe do ta vendosë atë me votë. Një rrugë që anashkalon popullin, as ekziston e as nuk hapet nga shërbëtorët e tij. Për Shqipërinë që duam do të bëjmë gjithçka duam",
u shpreh Rama. 

Shefi i ekzekutivit theksoi se përpara zgjedhjeve të 18 qershorit janë ato lokale të Kavajës, 7 maj, të cilat garantoi se gjithashtu do të zhvillohen edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë.

Rama i kërkoi demokratëve të reflektojnë pasi këtë qytet e kanë qeverisur për 21 vite, ndonëse me bilanc të dobët.  

"Presidenti dekretoi zgjedhjet e parakohshme të Kavajës. Projekti transformues i Kavajës duhet dhe do të zhvillojë. PD ka deklaruar se nuk do hyjë në zgjedhjet e 7 majit në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vjet me radhë. Uroj të mendohen dhe shpresoj të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre", tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik