Rama: PD futi vendin në shpellën
e hajdutërisë se energjisë elektrike

Rama: PD futi vendin në shpellën<br />e hajdutërisë se energjisë elektrike
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar tyrezën e Partisë Demokratike, në lidhje me energjinë elektrike. Në një status në rrjetin social Facebook, Rama shkruan se qeverisja e djathtë e futi vendin në shpellën e hajdutërisë se energjisë.
 
Sipas kryeministrit PD po qan hallet se shpella po shembet e qeveria po lufton hajdutët.
 
“E kyçen Shqipërinë në shpellën e hajdutërisë se energjisë dhe duan t’i qajnë hallin tani që shpella po shembet e qeveria po lufton hajdutet!”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.  
 
Më tej Kryeministri i përgjigjet edhe paralajmërimit të opozitës për protesta kundër asaj që e quan rritje të çmimit të energjisë.

“Asnjë kthim pas! Asnjë lëshim për hajdutët e dritave,vendi ndriçohet me reforma që çlirojnë energji transformuese, jo me pallavra e gënjeshtra”, shkruan Rama.


edi Rama















Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë

Uraganët, akuza nga Trump në fushatë elektorale: Ndihmat po jepen në mënyrë selektive! Obama: Sajon çdo gjë që thotë