TIRANE - Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhje që Partia Demokratike votoi kundër rekomandimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit, për hapjen e negociatave te anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas shefit të qeverisë, PD doli kundër Shqipërisë.
Në një status në faqen e tij në "Facebook", kryeministri Rama shkruan: "Faleminderit Parlamentit Europian. Keqardhje e thellë për PD që doli kundër Shqipërisë! Nesër presim lajmin e shumëpritur nga Komisioni EU😀".
Menjëherë pas deklaratës së Ramës reagoi kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili akuzoi kryeministrin për lidhje me banditë dhe mbushjen e vendit me drogë.
"Kundër Shqipërisë je kur qeveris me banditë e trafikantë; Kundër Shqipërisë je kur dhunon e blen votën e shqiptareve; Kundër Shqipërisë je kur vjedh dhe mbush xhepat me paratë e ilaçeve të fëmijëve shqiptare, kur e zbraz atë nga rinia, kur e mbush me droge, kur i mbyt shpresën e besimin. Koha e dokrrave po sos. Shqipëria është kundër teje çdo ditë e më shumë. Dhe Shqipëria do të jetë më mirë pa ty."- shkruan Basha në "Facebook".
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com