Rama: PD po bllokon negociatat
s'ka shanse të ndalojë Vettingun
Rama: PD po bllokon negociatat
s'ka shanse të ndalojë Vettingun - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/rama-pd-po-bllokon-negociatat-s--39-ka-shanse-t--ndaloj--vettingun-388625.html#sthash.Y0wilCbd.dpuf Rama: PD po bllokon negociatat
s'ka shanse të ndalojë Vettingun - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/rama-pd-po-bllokon-negociatat-s--39-ka-

Rama: PD po bllokon negociatat<br />s'ka shanse të ndalojë Vettingun<br />

Rama: PD po bllokon negociatat<br />s'ka shanse të ndalojë Vettingun - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/rama-pd-po-bllokon-negociatat-s--39-ka-shanse-t--ndaloj--vettingun-388625.html#sthash.Y0wilCbd.dpuf

Rama: PD po bllokon negociatat<br />s'ka shanse të ndalojë Vettingun - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/rama-pd-po-bllokon-negociatat-s--39-ka-
Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Rama ka deklaruar se opozita po pengon hapjen e negociatave me BE duke zvarritur Vettingun, por nuk do të ketë asnjë shans që ta bllokojë, pasi herët apo vonë Reforma në Drejtësi do të zbatohet plotësisht.
 
Rama deklaron se bllokimi i Vettingut nga PD vjen, pasi është e trembur nga dera e drejtësisë që do të hapet pas nisjes së zbatimit.
 
E ndërsa ka thumbur opozitën duke thënë se në kafe janë ndryshe, kryeministri tha se Vettingu do të bëhet, shtrihuni edhe në rrugë po të doni, por do ta paguani.
 
"Që ju nuk e doni Vettingun kjo dihej, por që ta arrinit të thonit që fajin e ka përkthyesi. Është një shprehje "I humbur në përkthim", por përkthimi ku keni humbur ju është rruga e ankthit nga reforma në drejtësi.
 
Largimi i gjykatësve të korruptuar hap derën për drejtësi. Bllokimi i Vettingut, mur për çeljen e negociatave, por prapë ju nuk keni shanse të ndaloni zbatimin e reformës, por do ta paguani si 'frëngu pulën' në zgjedhjet e ardhshme.
 
Shqetësohem që vonesa i lë faturë Shqipërisë, kjo është cështje e interesit kombëtar. Kjo që po bëni është anti-shqiptare, e bëni se jeni të trembur.
 
Është anti kombëtare që të pengosh zbatimin e Vettingut, një reformë që shqiptarët kanë 25 vite që e presin, tani duke bllokuar celjen e negociatave është kulmi, por ne do të vazhdojmë të financojmë reformën në këtë buxhet.
 
Vetëmohimi juaj do të vijë më shpejt nëse do të vazhdoni të bëheni barrë Shqipërisë, sikur keni kanë kaq hapur, më shumë se pushtuesit
" deklaroi Rama.
 
Komisioni i Venecias është drejt konfirmimit të kushtetutshmërisë së ligjit të Vetingut, duke hedhur kësisoj poshtë të gjitha pretendimet e Partisë Demokratike, Unionit të Gjyqtarëve dhe Gjykatës Kushtetuese për ligjshmërinë e ligjit më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, tashmë kusht kryesor edhe për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE.



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori dhe producenti i njohur francez Alain Delon