Rama, PD-së:Edhe Papa kritikoi
Trump,u bëtë më katolik se ai

Rama, PD-së:Edhe Papa kritikoi<br />Trump,u bëtë më katolik se ai
TIRANE - Zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA-ve bën ‘jehonë’ në Kuvend.

Ka qenë deklarata e Ramës bërë muaj më parë ku ai kritikonte Donald Trump që është bërë ‘mollë sherri’ mes kryeministrit dhe përfaqësuesve të opozitës. Opozitarët theksuan në seancën parlamentare se, Presidenti i ri i SHBA-ve do i shënojë emrin me të kuq Ramës, ndërsa kryeministri ironizoi deputetët e djathtë duke iu deklaruar se po sillen si ‘çuna lagjeje”.



“Kritikova një kandidat për President kurse ju silleni si çuna lagjeje që u del vëllai nga burgu dhe dilni e flisni, ja do e shohësh ti tani”.

Fjalimi solli ovacione në sallë  dhe e para që u ngrit e protestoi para foltores kundër deklaratës së Ramës ishte deputetja Jozefina Topalli. Pas tij të tjerë deputetë, por ‘protesta’ zgjati vetëm pak sekonda.

Kryeministri sqaroi se, kritika ndaj Trump bëri dhe vetë Papa Francesku, ndërsa theksoi se këto debate bëhen që të mjegullohet raporti pozitiv i KE.

VIDEO-Seanca plenare

Ora: 17:40 - Paloka: Deklarata e Ramës kundër Trump e sponsorizuar
Kreu i grupit të PD-së Edi Paloka u shpreh në parlament se deklarata e Ramës kundër Trump është e sponsorizuar.

“Deklarata nuk ishte rastësore, por në mbrojtje të financuesve okultë, që e kanë mbështetur dhe në Bashki. Duhet të jepte dorëheqjen për këtë”- deklaroi Paloka. 

Ora 14:40 - Replikat Blushi-Balla në Kuvend
Deputeti Ben Blushi sulmoi kryeministrin lidhur me deklaratat ndaj Donald Trump, duke thënë se askush nuk ka folur si Edi Rama kund presidentit të sapozgjedhur të SHBA.

Megjithatë, ai jo vetëm zgjodhi, por bëri edhe më shumë se kaq dhe sigurisht edhe më shumë se ç’ju kërkua: ofendoi njërin nga kandidatët, duke e quajtur atë fatkeqësi për Amerikën. Sot ky njeri është President i Shteteve te Bashkuara. As vetë zonja Klinton nuk e ka quajtur zgjedhjen e Donald Trump një fatkeqësi. Këtë guxim e pati Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vendit më të varfër dhe më proamerikan në Evropë. Edi Rama pra nuk preferoi, por ofendoi. Nuk zgjodhi lavdinë e njerit, por hodhi balte mbi tjetrin. Sikur hileja të ishte një dekorate, me siguri Edi Rama do të kishte mundësi të bënte një ekspozitë me dekoratat e fituara në karrierën e vet. Ato do të ishin me mijëra dhe kjo që mori në Amerikë do të ishte njëra nga më të shndritshmet në këtë galeri mashtrimi. Kam parë këto ditë deklaratat që kryetarë të tjerë shtetesh apo personalitete politike kanë bërë për presidentin e zgjedhur të Shteteve te Bashkuara. Askush nuk ka folur si Edi Rama.”, deklaroi Blushi.

Pas fjalimit të Blushit reagoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili tha: “Zotëria parafolës edhe vetë ka qenë në një zgjedhje, që nëse ne do zgjidhnim do kishim zgjedhur zonjën Klinton për 1 mijë arsye”.

Në replikë me Ballën, Blushi tha: “Shumë njerëz më thonë pse si përgjigjesh këtij Taulantit. Kur ishim në PS paguanim 6 mijë lekë në muaj si kuotë anëtarësie, tani mund të paguaj Taulantin të flasë gjithmonë pas meje, është mënyra më e mirë që vërteton sa të drejtë kam. Mos përto çohu gjithmonë pas meje, kuotën e anëtarësisë do ta jap ty çdo muaj.”

Deputeti socialist u përgjigj me ironi: “E di sa gënjeshtar je, ke që në 2007-ën që se ke paguar kuotën e anëtarësisë. Është dashur të të përjashtojmë që në 2007-ën se nuk e ke paguar kuotën.”
 
Ora 14:10 - Pakti detar, Ahmetaj-Berishës: Kush është pala e tretë?
Ministri Ahmetaj iu përgjigj ish-kryeministrit Berisha për paktin detar me Greqinë, duke theksuar se është krenar që firmosi kërkesën për rrëzimin e marrëveshjes në Kushtetuese. Ministri i Financave i kërkoi Berishës që të tregojë se kush është pala e tretë që pretendon se ka patur interes në rrëzimin e  paktit detar.

Unë jam një nga deputetët që kam firmosur për marrëveshjen e detit. Jam krenar që e kam bërë dhe që gjykata e rrëzoi atë marrëveshje. Si ka mundësi të ketë palë të treta. E para dhe mbi të gjitha do duhet të thotë kush është pala e tretë. Të vish të bërtasësh  në një ditë si kjo vetëm për të larguar vëmendjen nga një arritje e popullit shqiptar është antikombëtare.”- deklaroi Ahmetaj.

Ora 13:55 Topalli: Tanket greke i kemi në kufi, Balla: S'na pushtojnë dot
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu shqetësimin nga foltorja e Kuvendit për stërvitjen e ushtrisë greke në kufi me Shqipërinë. 

Topalli tha se kërcënimi grek vjen pas deklaratave të Edi Ramës i cili ka tensionuar marrëdhëniet me Athinën. 

"Sot, Greqia na ka sjellë tanket në kufi, do na pushtojë!”, u shpreh Topalli. 

Menjëherë pas deklaratës së saj, reagoi deputeti socialist Taulant Balla, i cili i kujtoi Topallit se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe asnjë shtet tjetër nuk mund ta kërcënojë. 

Ora 13:50 Balla: Vettingu do bëhet, edhe pse s'është kusht për negociatat
Deputeti i Partisë Socialiste, anëtar i delegacionit shqiptar në Komitetin e Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, u shpreh se ligji i vettingut nuk është kusht për negociatat. Balla sqaroi se pavarësisht kësaj, ligji i vettingut do të zbatohet. Ai iu referua edhe qëndrimit të PD, për të bllokuar përmes amendamenteve shtesë, çeljen e negociatave. 
 
"Vettingu do të bëhet edhe pse nuk është një kusht për negociatat. Por, kush do që ta quajë kusht, le ta quajë. Dje u theksuan përpjekjet për të vonuar vettingun. Tani, keni planifikuar të dërgoni në Kushtetuese edhe ligjin e miratuar një javë më parë, atë për institucionet e drejtësisë. Rekomandimi i dhënë dje nuk është fare një rekomandim me kushte. Falenderoj ata që kanë ditur të ndahen nga turma, falenderova znj.Bregu. Amendamenti i Aldo Bumçit i heq vizë rekomandimit për çeljen e negociatave. Çfarë përfitimi politik kujtoni se merrni duke i kërkuar Europës që të mos hapë negociatat?" u shpreh Balla.
 
Ai theksoi gjithashtu se rekomandimi i negociatave në progres-raportin e këtij viti ka dyfish rëndësi, pasi dokumenti i radhës ai Brukselit do të jetë ai i pas dy viteve.
 
"S'do ketë progres-raport vitin tjetër. Do jetë në vitin 2018-ë. Për herë të parë kemi një trend të konsoliduar raportesh pozitive si kurrë më parë", tha Balla.   
Deputeti socialist thumboi edhe demokratët për qëndrimin e tyre në Bruksel, ndërsa vlerësoi deputeten Majlinda Bregu.
 
"Aldo, tregoji saliut se çfarë mendon Kukan dhe Fleckenstein për Saliun. Të dy mendojmë se Saliu duhet të ikë sa më shpejt se i bën keq, jo Shqipërisë, por PD-së. Të dy, dhe dje në PE, festonin po aq sa Majlinda dhe Klajda, për rekomandimin për hapjen e negociatave. Falenderoj ministrin e Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministren e Integrimit, Klajda Gjosha, kryetaren e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Majlinda Bregu, për punën e mirë të bërë në këtë drejtim", theksoi ai.
 
Balla deklaroi më tej se PD po nxit iluzionet për ngecjen e reformës në drejtësi, pas fitores së Donald Trump në SHBA. Ai akuzoi PD-në të lidhur me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
 
"Reforma në drejtësi do zbatohet, edhe pas fitores së Trump në SHBA. Është e paimagjinueshme për KE, PE se çlidhje ka opozita në Shqipëri me kastën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar. Ne e dimë, por ditë për ditë po e mësojnë edhe europianët. Është lidhje varësie dhe kujtoni se do të mbroheni për gjithçka të zezë të bërë në 8 vitet e qeverisjes tuaj. Gjyqësori do të pastrohet, ashtu sikurse edhe klasa politike". 

Ora 13:40 - Berisha mbron paktin detar: Greqia të shkojë në arbitrazh
Marrëveshja Detare midis Shqipërisë dhe Greqisë, e firmosur nga dy qeveritë në Tiranë më 27 prill 2009 dhe rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë në 15 prill 2010,  është rikthyer sërish në vëmendje, pasi ish-kryeministri Berisha i sugjeroi publikisht Athinës zyrtare të shkojë në Arbitrazh apo në gjykatat e detit.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend,  Berisha akuzoi kryeministrin Rama se e dërgoi marrëveshjen e detit në Kushtetuese për llogari dhe para të një pale të tretë.

Detin në gjykatë e çoi Edi Rama, nuk e çuam ne, e çoi Edi Rama për llogari dhe para të palës së tretë. Unë edhe pse dija çdo gjë për këtë përsëri palës greke i them zotëri qeveria shqiptare është e detyruar të respektojë vendimin e gjykatës. Po të doni shkoni në arbitrazh, në gjykatat e detit, janë dy.”- deklaroi Berisha.

Rikthimi në vëmendje i marrëveshjes së paktit detar me Greqinë, vjen në një kohë kur mes dy vendeve kanë shpërthyer replika lidhur me shembjen e banesave të minoritarëve grekë në Himarë. Pak ditë më parë, Athina zyrtare kërcënoi me bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, ndërsa kryeministri Rama i kujtoi fqinji jugor se ka ikur koha kur i pasuri i tregon arat të varfrit.
 
Ora 13:35 - Berisha: Rama ka Mekë Beogradin, kërkon të shesë Kosovën
Ish-kryeministri Berisha sulmoi Ramën, duke thënë se kryeministri po bën lojën e beogradit pasi do të shesë Kosovën.

Këta janë skllevër të Beogradit. Këta kanë Beogradin si Mekë. Kush është ai që mund të firmosë marrëveshje pa palën e interesuar.  Rama mendon se Kosova është hiç, mendon se destabilizimi i Kosovës është rruga drejt bashkimit kombëtar. Këta janë aventurierë, bën lojën e Beogradit. Kosova është shtet i pavarur, bastardët duan ta shesin.”- deklaroi Berisha. 

Ora 13:37 Balla-Bumçit: Po të tallin në rrjete sociale
"Aldo, merre pushim të enjten. Mos dil më se janë mbushur rrjetet sociale me të qeshura për ty", ironizoi deputeti socialist, Taulant Balla. 
 
Ora 13:32 Aldo Bumçi: Mësojeni mirë, s'ka çelje negociatash

Pas propozimit të 10 amendamenteve kundër çeljes së bisedimeve me BE-në, deputeti i PD, Aldo Bumçi, insiston sërish se nuk ka negociata për Shqipërinë.
 
Nga foltorja e Kuvendit, Bumçi u shpreh se të gjithë shqiptarët duhet ta dinë që nuk ka hapje të negociatave.
 
"Nuk ka çelje negociatash, ta dinë të gjithë shqiptarët", tha Bumçi ndërsa akuzoi Rama se dërgoi Ditmir Bushatin kundër liberalizimit të vizave.
 
"Do ketë eksod po hoqët vizat, thanë", shtoi Bumçi. Ai akuzoi opozitën e djeshme, sot në pushtet se përdorën 3 ligjet për të vonuar integrimin e Shqipërisë.
  
"Tre ligje i kërkoi Europa dhe nuk i votuan. Një kusht kishte opozita. A u votua reforma në drejtësi? Çfarë reforme tjetër keni sjellë dhe s'e votuam ne", tha Bumçi.
 
Duke iu referuar zgjedhjes së Donald Trump President të SHBA, Bumçi shtoi se Rama duhet të japë dorëheqjen për sulmet në adresë të tij. 

Ora 13:20 - Bushati: E keni të kotë, negociatat do t’i hapim
Në përgjigje të deklaratave të ish-kryeministrit Berisha, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se kjo qeveri do t’i hapë negociatat me Bashkimin Europian. Nga foltorja e Kuvendit, ministri Bushati tha se opozita shqiptare është e  vetmja në botë që mendon se mund të fitojë me humbje.

“Jeni e vetmja opozitë që zyrtarisht keni kërkuar të mos hapen negociatat. Keni bërë një gabim të madh zotërinj. E keni të kotë. Duhet të ulemi së bashku dhe të implementojmë ligjin e vettingut”- deklaroi ministri Bushati.  

“Do të kisha preferuar që goditjet që i ka poshtë brezit për secilin prej nesh të mos i transferojë në çështje që kanë të bëjnë me shtetin. Mor zotëri a do ti nxjerrim nga retorika dhe diskursi jonë partnerët e huaj apo jo. Sot fol për raportin dhe ki kurajën që siç godet poshtë brezit thuaj nuk jam dakord me raportin e KE. Krahaso rekomandimin për Malin e Zi dhe Serbinë, nëse ka një dallim, do të jem unë i pari që do kërkoj mbështetjen tuaj.”- u shpreh Bushati. 

VIDEO-Seanca plenare


Ora 12:32 Kërkoi shtyrjen e negociatave, Berisha: Përgëzoj qëndrimin e Aldos
Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në Kuvend se përshëndet qëndrimin e deputetit Aldo Bumçi në Bruksel, i cili depozitoi 10 amendamente për shtyrjen e negociatave të BE me Shqipërinë.
 
"Aldon e përgëzoj, po, po e përgëzoj", u shpreh Berisha.
 
Berisha e lexon ndryshe progres-raportin, duke theksuar se rekomandimi pozitiv për negociatat është meritë e PD-së.
 
"Hapja pa kushte e negociatave ishte kërkesë e jonë. Ishte absolutisht, zotimi i forcës tonë politike për t'i trajtuar ato në mënyrën më serioze, pasi dihet, shqiptarët po presin me padurim të lajnë duart nga kjo qeveri që është bërë simbol i plehut, korrupsionit, krimit të këqijave.
 
Do të doja shumë që ky raport, të kishte vendim për hapje negociatash.
 
Kancelarja gjermane dha të qartë kërkesën e Europës dhe e bëri këtë në Tiranë. Negociatat do hapen, pasi të votoni, dhe të zbatoni reformën e ne të shohim, të bindemi sesi po e zbatoni reformën. Shpreh dhimbje që Komisioni nuk urdhëroi hapje të menjëhershme. Çdo shqiptar që e lexon rekomandimin e ka të qartë si drita e diellit që është meritë e opozitës, e cila votoi reformën. Është meritë e opozitës
", u shpreh Berisha.
 
Sipas Berishës, pavarësisht rekomandimit pozitiv të KE, negociatat do çelen vetëm pas dy vitesh.
 
"E dini ju çfarë tha mbrëmë zëdhënësja e KE, do të duhen të paktën 2 vjet për hapjen e negociatave. Vazhdoni ju me mashtrime. Kjo do të thotë se do i hapë PD. Duhet të jesh i verbër që të mos dish të lexosh, Komisioni ka thënë çdo gjë, Fleckenstein ka thënë çdo gjë. Ata që duan ta lexojnë me kokë në tepsi, vërtiten siç vërtitet Edi Rama këtu. Komisioni për shkakun tuaj nuk hapi negociatat".

VIDEO-Seanca plenare
  

Ora 12:20 - Rama: Asnjë vështirësi në marrëdhëniet me SHBA
Sipas kryeministrit, opozita u përpoq të dukej më katolike se Papa i Romës, kur edhe vetë Ati i Shenjtë nuk është treguar i butë me kandidatin Republikan në SHBA. Shefi i qeverisë nënvizoi sërish se deklaratat e tij ndaj Donald Trump u nxitën nga keqtrajtimi verbal që ai po i bënte Kosovës, myslimanëve dhe emigrantëve.

Do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në fjalët e mia, në sjelljet e mia, në veprën time nga asgjë tjetër përveç dinjitetit të Shqipërisë që kam nderin dhe privilegji të drejtoj sot si kryeministër. Ky vend s’ka pse të jetë gojë kyçur dhe në gjunjë përballë padrejtësive që i janë bërë në të shkuarën dhe që i bëhen në të sotmen. Nuk do të jetë pas askujt në lirinë për të thënë atë që duhet dhe kudo ku duhet. Çfarë kam thënë për kandidatin republikan është një shqetësim prej shqiptari, kryeministrit të një vendi që s’mund të heshtë kur keqtrajtohet verbalisht Kosova, emigrantët dhe myslimanët. E gjithë bota që si Shqipëria që dëshiron që në këtë tokë të rrezatojnë vlerat e demokracisë dhe lirisë i sheh SHBA si atdheun e vet të dytë.”- u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se i dëshiron sukses presidentit të ri të SHBA.

“Jam i sigurtë se nuk do të ketë asnjë vështirësi në marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me administratën e re dhe presidentin e SHBA”-u shpreh Rama.


 
Ora 12:15 Rama: Unë kritikova Trump si kandidat, PD si ‘çunat e lagjes’ që u del vëllai nga burgu

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar deputetët e opozitës se janë sjellë në mënyrë mediokre pas shpalljes së fitores së kandidatit republikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Të kthehemi tek fitorja e Trump, dje. Këta të dëshpëruar gjithmonë e më të dëshpëruar kundër meje e kundër kësaj qeverie, në fakt nuk është hera e parë që ata që Borgesi i quan ‘karanxhollë’ të pagdhendur, dhe më turret mua tufa se unë flas.
Unë flas për ligjin e Luftës me Greqinë, çështjen Çame dhe Himarën, por nuk thonë se sipas tyre rrekem të mbys patriotizmin e të largoj vëmendjen nga gjendja katastrofike e vendit që dje ky vend mori rekomandimin për çeljen e negociatave. Unë flas për një kandidat të fushatës zgjehdore të SHBA duke shprehur kundërshtime për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, myslimanëve.
Karanxhollët nuk thonë asgjë, sepse kur flisja unë këta ishin të zënë në konventën e kandidates se
dhe sapo ajo nuk del fituese këta hidhen menjëherë në sulm, për të teguar sesa keq ndihen këta që unë paskam sulmuar presidentin e Amerikës. Ndërkohë  që unë kam kritikuar një kandidat për president të Amerikës. Dhe lëshohen nëpër portale, sikur janë çunat e lagjes që u ka dalë vëllai i madh nga burgu dhe sikur sikur duan të thonë, shihni tani çdo të të bëjmë ne


VIDEO-Seanca plenare
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS