Rama: PD voto Vettingun
pastaj ik bojkoto e protesto!

ELBASAN-Kryeministri Edi Rama mbajti sot një ligjëratë me studentët në Universitetin e Elbasanit ‘Aleksandër Xhuvani”, ku leksioni kryesor u bë ai mbi Reformën në Drejtësi.

Më shumë se në Reformën në Arsimin e Lartë, kryeministri u ndal tek Reforma në Drejtësi e cila sipas kreut të qeverisë “do të jetë reforma e reformave. Do të jetë Ylli Polar që do drejtoje të bërit shtet”.

Rama shfrytëzoi këtë takim dhe pyetjet nga studentët për t’i bërë thirrje opozitës që të kthehet në Kuvend dhe të votojë ngritjen e institucioneve të Vettingut.

Kryeministri theksoi se është koha që opozita të dëshmojë që nuk është mburojë e gjykatave të pushtuara nga kriminelët dhe të mos bllokojë këtë proçes që këtë javë pret votën e së djathtës për të kaluar në zbatim.


Nëse ne nuk bëjmë Vettingun, nëse nuk ndajmë personat me integritet dhe persona të aftë që punojnë në pallatin e drejtësisë, por të gjithë të kalojnë nga godina e vjetër tek ajo e re duke shembur të vjetrën, atëhere nuk kemi bërë asnjë gjë. Nuk kemi shembur asgjë.

Nëse nuk e lejojmë ngritjen e sistemit të Vettingut, ne nuk e fillojmë pastrimin e pallatit të drejtësisë nga mbetjet e rrezikshme do të thotë se po bëhesh mburojë e të korruptuarve, që gjykatësit e prokurorëve mbrojnë".


Rama i bëri gjithashtu me dije opozitës që është e drejta e saj të protestojë apo bojkotojë Kuvendin, por jo në këtë moment kaq vendimtar për vendin.
Kryeministri bëri dhe një krahasim me skenarin rumun dhe ku ndryshon kjo protestë e PD nga ajo e popullit rumun.

"Absurdi është se në Rumani populli doli në shesh se qeveria mori një vendim për të penguar zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Këtu qeveria i përgjigjet dhe udhëheq aspiratën e popullit për reformën në drejtësi. Është njësoj si të dalësh në shesh e të thuash, popull çoju e më merr mua se gjithçka po më gjen.

Pjesa tjetër, reforma në drejtësi prek interesa shumë të forta, kërcënojnë këputjen e  lidhjeve shumë të forta, lidhje të prodhojnë fitime të mëdha dhe jo të ligjshme. Përfitime të mëdha dhe jo të ligjshme, financiare. Arsye tjetër unë nuk shoh.

Kemi qenë dhe ne në opozitë, kemi bërë dhe ne protesta, por ne kemi protestuar për të pasur mundësi për t’u ulur në tavolinë nuk jemi cuar nga tavolina e të ikim me vrap e të protestojmë ndërkohë që në tavolinë është cështja që na intereson. Për të mos folur për zgjedhjet, përpjekja për të ndërtuar një alibi për rezultatin etj.
Por ne na intereson të ndërtojmë 1 orë e më parë sistemin e Vettingut dhe opozita të heqë cdo hije nga vetja, të votojë ngritjen e Vettingut dhe pastaj në dashtë ti ikë nga parlamentit, të protestojë .
Nëse opozita nuk vjen, Vettingu bllokohet.
Gjykatat janë bërë si tregu i Qazimit këtu në Elbasan, shkon të marrësh drejtësi të thonë ik se nuk ka u shit
”.
 
Rama: Pushtetin në sistemin e drejtësise e kanë kriminelët
Kryeministri theksoi se, Vettingu do të ndajë përfundimisht gjykatësit e prokurorët që gjykojnë drejt me gjykatësit e prokurorët që nuk mund të rrinë asnjë minutë me tepër në bankën e gjykuesit.

Rama theksoi se në sistemin e drejtësisë nuk janë të gjithë të korruptuar, por ‘një mollë e kalbur’ tha ai, kalb gjithë shportën’.
Sistemi i drejtësisë, sipas kryeministrit sot është në pushtetin e kriminelit.

Një mollë e kalbur, kalb gjithë shportën. Por ju them se padiskutim në sistemin tonë të drejtësisë ka kapacitete por këto janë të pafuqishme dhe të asfiksuara sepse pushtetin në sistemin e drejtësisë e kanë kriminelët. Me plot gojën e them këtë këtë sepse nuk e justifikoj dot një gjykatës e prokurorqë i jep të drejtë një krimineli, një përdhunuesi, një vrasësi të gruas”.

 Pjesa 2


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati