Rama për arsimin dhe bujqësinë
Dija-toka, të kthehen burim jetese

Rama për arsimin dhe bujqësinë <br />Dija-toka, të kthehen burim jetese
TIRANE - Rritja e investimeve në arsim dhe në bujqësi me qëllim që dija dhe toka të kthehen në burim jetese, do jenë prioritet i Partisë Socialiste nëse vjen në pushtet.

Premtimi është bërë nga kreu i kësaj force politike, Edi Rama, gjatë një takimi me të rinjtë në Petrelë.

“Ne jemi të vendosur që t`i kthejmë shkollat në qendra komunitare. Jemi të vendosur që t`ua kthejmë investimet prindërve tuaj që sakrifikojnë shumë për t`ju çuar juve në shkollë, por njëkohësisht t`ju kthejmë juve, në fund të këtij rrugëtimi, investimin e energjive të kohës dhe të mundit tuaj për t`u pasuruar me dije", tha Rama.

Ndësa, lidhur zhvillimin e bujqësisë, kryesocialisti  theksoi :"Toka sot nuk u jep njerëzve që jetojnë në fshat, mundësinë që të krijojnë mirëqenie, dhe ne duam që toka ta bëjë këtë. Ashtu siç e bën në të gjitha vendet e Europës, ku nuk ka më fshatarë të varfër, nuk ekzistojnë fshatarët e varfër".

Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!