Rama për Blushin: Synon karrige
deputeti ndaj sulmon OSHEE

Rama për Blushin: Synon karrige<br />deputeti ndaj sulmon OSHEE
Kryeministri Edi Rama gjatë “Komunikimit javor” i është përgjigjur akuzave të bërë nga deputeti Ben Blushi se një i moshuar kishte pësuar atak kardiak, pasi ngjiti në këmbë shkallët e pallatit, në mungesë të energjisë dhe mosfunksionimit të ashensorit.

Për kreun e qeverisë, sulmet të ulëta, shpifjet që nuk pushojnë vijnë prej atyre personave që duan të kapin një karrige deputeti duke u bërë pjesë e politikës së baltës dhe duke u kapur pas baltës si i mbyturi pas fijes së barit.

E vetmja gjë që fatkeqësisht vazhdon njësoj si ditën e parë a thua se asgjë s’ka ndodhur është avazi i sulmeve aforfe të kundërshtarëve politikë të qeverisë ndaj OSHEE-së. Sulme të ulëta, shpifje që nuk pushojnë, akuza që përsëriten pafund në orvatjen e dëshpëruar të atyre që e zhytën sektorin e energjisë në gropën e thellë të një rrënimi të vazhdueshëm apo disave që duan të kapin një karrige deputeti duke u bërë pjesë e politikës së baltës dhe duke u kapur pas baltës si i mbyturi pas fijes së barit”, u shpreh Rama.

Më herët, gjatë seancës së shkuar parlamentare, ish- deputeti socialist ka deklaruar  një i moshuar në Tiranë kishte humbur jetën për faj të OSHEE atëherë kur në kryeqytet luhej derbi Tirana-Partizani, ndërsa disa zona e qytetit mbetën pa energji elektrike. Sipas tij 84 vjeçari Viktor Vokopola, kishte pësuar atak kardiak, pasi ngjiti në këmbë shkallët e pallatit, në mungesë të energjisë dhe mosfunksionimit të ashensorit.
 
Por pas një investigimi të bërë nga Shqiptarja. com, rezultoi se ngjarja nuk ishte aspak ashtu siç ka deklaruar deputeti i LIBRA, Ben Blushi. Burime për Shqiptarja. com nga QSUT kanë bërë me dije se vdekja është cilësuar nga shkaqe natyrale dhe jo nga ikja e dritave, pasi ai kishte kohë që vuante nga zemra dhe sëmundje të tjera, ndërsa vetëm në tre muajt e fundit ka kaluar 5 infarkte. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen

Vrasja e xhaxhait të bashkëshortit së Vjosa Osmani, reagon Presidentja e Kosovës: Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen